Home Mustafa Nano Mustafa Nano, profili i analistit

Mustafa Nano, profili i analistit

986
0

Nje prej gazetareve me te rendesishem ne Shqiperi eshte padyshim Mustafa Nano. Ekspert dhe politolog, shpesh here edhe kritik ndaj lidereve aktuale, Nano konsiderohet si nje prej analisteve me te njohur.

I mberritur ne boten e publicistikes pas nje karriere te shkurter ne diplomaci si sekretar i dyte ne ambasaden shqiptare ne Zagreb gjate viteve 96-97, Mustafa Nano do te spikaste menjehere per kurajon e shkrimeve me te cilat u prezantua para publikut menjehere pas kthimit ne atdhe.

Gjuhe e zhdervjellet dhe e drejtperdrejte, tema qe prekin interesat e nje game te gjere lexuesish, keto elemente e shnderruan Nanon shume shpejt nje pike reference ne boten e analizes mediatike.

Por ky do te ishte vetem fillimi. Pas pak do te vinte introduksioni i tij me boten e televizionit.

Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si gazetar në shtypin e në televizionet e Tiranës. Në qëndrimet që mban dallohet për qasjen e frymën liberal-progresiste. Ka bashkëpunuar në periudha të ndryshme me gazetat Shekulli, Korrieri e Shqip, si një op-ed columnist, dhe është vazhdimisht i pranishëm në studiot e debateve televizive. Për më shumë se sa tre vjet, ka drejtuar një talk-show, të ideuar nga ai vetë, në televizionin Top-channel (programin Déjà Vu). Është autor i tre librave eseistikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here