Moratoriumi i Gjuetise, shtohen shpendet ne vend

0
242

Efektet pozitive të moratoriumit të Gjuetisë, sipas  Ministrisë së Mjedisit i tregon  Censusi Kombëtar i Shpendëve Migratorë. 165,268 shpendë shtegtarë, rreth 66 mijë më shumë se një vit më parë  janë regjistruar në territorin shqiptar gjatë këtij viti.

Nga Rezervati i Kune-Vainit në Lezhë, Lefter Koka tha se situata nuk është ende aq e mirë sa në vitet ‘90.

“Ne do të vazhdojmë të zbatojmë ligjin. Gjykata Kushtetuese la në fuqi moratoriumin dhe moratoriumi po jep rezultate. Përveç armëve tona kishim dhe gjuetarët e huaj që vinin këtu”, tha ministri Koka.

Ministri tha se do të punohet për eleminimin e ndotjes se ujrave duke komentuare dhe raportimet në mediat italiane për kontenierë me kimikate të zhdukur në Shqipëri.

“Ministria e Mjedisit ka një ligj për menaxhimin e mbetjeve te paintergruara.  Ligji lejon tranzimit e mbetejeve të parrezikshme. Kemi pasur 10 kamionë tranziti me me goma të përdorura me destinacionin Kosovën. Çdo informacion tjetër del jashtë kompetencave tona”, thotë Koka.

Censusi u realizua në 19 zona ligatinore të vendit në  lagunat e Kune-Vainit, Karavastasë dhe Nartës nga 60 ekspertë që verifikuan 64 lloje shpendësh shtegtarë të uji.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here