Home Bota Mohammed Emwazi, nena njeh nga zeri xhihadistin qe pret koka

Mohammed Emwazi, nena njeh nga zeri xhihadistin qe pret koka

689
0

Mohammed EmwaziNëna e xhelatit të ISIS-it, Mohammed Emwazi, ndryshe xhihadisti nga Britania, ka deklaruar se e ka njohur menjëherë zërin e të birit në njërën prej videoje të lëshuara nga Shteti Islamik.

Prindërit e 26-vjeçarit Emwazi u thanë autoriteteve kuvajtiane se kontakti i fundit që kishin pasur me djalin e tyre ishte viti 2013 kur u telefonoi nga Turqia. Ai u kishte thënë se ishte duke shkuar për punë humanitare në Siri. Babai i Emwazi tha se djali i tij ishte një mysliman i devotshëm që në moshë të re.

Ndërkohë, Departamenti për Arsimin, po heton shkollat në lidhje me nxënësit që kanë udhëtuar për në Siri. “Quintin Kynaston Akademiy” në veri-perëndim të Londrës, ku Emwazi ka qenë nxënës, është një prej atyre që po hetohet sëbashku me 6 shkolla të tjera.

Emwazi, nga Londra njihet tashmë si “xhihadisti Xhon” dhe është personi që pret kokat e pengjeve në disa prej videove të shfaqura nga ISIS. Ai u shfaq së pari në një video, gushtin e kaluar, kur publikisht theri gazetarin amerikan James Foley.

Shërbimet Sekrete të Kuvajtit besohet se kanë marrë në pyetje nënën dhe babanë e ti,j ditën e fundit. Zyrtarët kuvajtiane kanë përshkruar Mohammed Emwazi si “një banor të paligjshëm”, kur ai ka jetuar në Kuvajt.

Edhe pse Emwazi ka lindur në Kuvajt në gusht të vitit 1988, familja e tij është nga komuniteti i ashtuquajtur “Bidoon” ose “pa shtetësi” i emigrantëve të Irakut të jugut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here