Home Rajoni Mogherini riafirmon angazhimin e BE-së ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor

Mogherini riafirmon angazhimin e BE-së ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor

1556
0

Rruga drejt anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdon, tha Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini pas samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Dubrovnik, Kroaci.

Bashkimi Evropian është i përkushtuar ndaj perspektivës evropiane për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe vazhdon angazhimet e thella në këtë drejtim. Për më tepër, Federica Mogherini ishte Përfaqësuesja e Lartë e parë që mori pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Dubrovnik, Kroaci, të premten. Një delegacion i nivelit të lartë i BE-së do të udhëtojë për në samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste javën e ardhshme. Mogherini priti në takim presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe të Kosovë Hashim Thaçi, këtë mëngjes në Bruksel.

Mesazhi i Mogherinit në Dubrovnik ishte i qartë: “E ardhmja e Bashkimit Evropian nuk do të jetë e një unioni të 27 shteteve pas largimit të Britanisë së Madhe. Ne me siguri do të kemi shtete të reja anëtare. Nga perspektiva e BE-së nuk është çështja nëse kjo do të ndodhë por se kur do të ndodhë dhe ne shohim partnerë të zotuar në këtë rajon.” Pjesëmarrja e saj në samit ishte një demonstrim i rëndësisë që BE-ja dhe të gjitha shtetet anëtare i kushtojnë stabilitetit të rajonit dhe bashkëpunimit ekonomik midis vendeve të rajonit. “Kjo është gjithashtu mënyra që mund të shoqërojë më së miri integrimin e Ballkan 6-shit në BE”, tha Mogherini.

Procesi i bashkëpunimit dhe zgjerimit rajonal “është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. Ne kemi sfida të përbashkëta [dhe] kemi mundësi të përbashkëta”. Duke folur për sigurinë, Përfaqësuesja e Lartë vuri në dukje se “ne ndajmë një territor. Nuk ka të bëjë me sjelljen e Ballkanit Perëndimor në Evropë. Këto shtete tashmë janë Evropa. Nuk është vetëm në interes të vendeve të Ballkanit Perëndimor por edhe në interes të vendeve të BE-së për të pasur një bashkëpunim të fortë sigurie me të gjithë rajonin.”

Pas takimeve bilateraleve që ajo kishte me të dy liderët në margjinat e SEECP, Mogherini këtë mëngjes mbajti një takim jozyrtar në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç  dhe të Kosovës Hashim Thaçi dhe konfirmoi edhe një herë përkushtimin e BE-së për perspektivën evropiane të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Ata ranë dakord të punojnë për fillimin e një faze të re të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtimin dhe theksuan rëndësinë e zbatimit pa vonesë të marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut.

Më 12 korrik, Përfaqësuesja e Lartë do të kryesojë gjithashtu një delegacion të fuqishëm të BE-së, duke përfshirë komisionerët Johannes Hahn dhe Violeta Bulc, në samitin e Triestes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here