Home Aktualitet Mitingu i PD-se ne bulevard, Basha dhe simpatizantet perfundojne ne spital

Mitingu i PD-se ne bulevard, Basha dhe simpatizantet perfundojne ne spital

722
0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje gjatë mitingut të Partisë Demokratike në ‘Bulevardin Dëshmoret e Kombit’ në Tiranë.

Mbi 140 mbështetës të PD-së, të cilët ishin të pranishëm në momentin që u bë hapja e Fushatës Elektorale, pas tubimit janë paraqitur në spitalin francez në QSUT me simptoma, skuqje fytyre, djegie, lotim dhe shqetësime në sy.

Burime konfirmojnë se 12 prej tyre janë të shtruar në Spital dhe po marrin shërbim më të specializuar. Sipas mjekeve sapo te permiresohen ata do te dalin nga spitali.

Sipas referimeve të marra nga mjekët në shërbim, të gjithë këta pacientë kanë qënë pjesmarrës në aktivitetin e hapjes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike, një natë më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë

Dyshohet se kjo anomali protestuesve mund t’u jetë shkaktuar nga ndonjë lëndë e përdorur gjatë tubimit, nga ushqimi, ose ndonjë alergji e mundshme. As spitali, por edhe Policia nuk ka dhënë një përgjigje të plotë se për çfarë bëhet fjalë.

Të helmuarit pranë tribunës
Mësohet se të gjithë të prekurit nga simptomat, kruarje e skuqje lëkure, skuqje e madhe fyti si dhe kruarje, skuqje e lotim të syve, marrje fryme kanë qenë në rreshtin e parë të tribunës së mitingut për hapjen e fushatës elektorale të PD. Dhjetra persona të rreshtuar në vijën e parë duke dëgjuar fjalimin e Bashës, përfshirë dhe këtë të fundit janë ndier keq, duke përfunduar gjatë orëve të para të mëngjesit në spital.

Ministria e Shëndetësisë: 140 persona kanë marrë ndihmë mjekësore
Ministria e Shëndetësisë ka ndjekur nga afër dhe me shqetësim gjatë gjithë ditës së sotme gjendjen e pacientëve të paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas incidentit të ndodhur në aktivitetin e Partisë Demokratike.

Nga shërbimi i urgjencës së okulistikës, raportohet se që prej mëngjesit numri i pacientëve ka ardhur duke u rritur. Janë 140 raste të paraqitura për të marrë ndihmën e parë, ku midis tyre 14 pacientë janë shtruar.

Aktualisht në shërbimin e okulistikës në QSUT, po marrin shërbim 7 pacientë. Gjendja e tyre është e stabilizuar por mosnjohja e agjentit shkaktar ka imponuar monitorimin nga afër të tyre për ndonjë komplikacion të mundshëm.

Edhe pacientët që janë paraqitur më vonë shprehin të njëjtat shenja klinike, të një intoksikacioni (helmimi), si: skuqje të syve, dhimbje të syve, marramendje, të vjella, turbullim shikimi, skuqje në zonat e fytyrës dhe qafës, marrje fryme.

Pas komunikimeve me spitalet rajonale dhe qendrat shëndetësore në vend raportohet se në Elbasan janë paraqitur 4 raste me suspekt konjuktivit si dhe në spitalin rajonal të Durrësit, 5 raste me të njëjtën diagnozë.

Ministria e Shëndetësisë vijon komunikimet me organet shtetërore kompetente ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes.

Basha: Nuk erdhi nga tullumbacet
Në një deklaratë për mediat, Lulzim Basha reagoi lidhur me ngjarjen e ndodhur pas mitingut të PD-së, ku rreth 80 mbështetës mbërritën në spital pas shfaqjes së disa simptomave.

Basha tha që ngjarja nuk erdhi nga tullumbacja ndërsa i bëri thirrje autoriteteve të gjejnë autorët.

“Kam folur me shumë prej të prekurve, fatmirësisht efektet janë anësore dhe jo serioze. Janë të përkohshme. Po bëjmë analizën tonë, kjo nuk ishte tullumbace, por unë mund t’ju them që është detyra e autoriteteve shtetërore se kush janë përgjegjësit, kjo është provë e gjunjëzimit, ne po bëjmë provën tonë. Ne do hapim fushatën sot në qytetin e Fierit dhe askush s’do na ndalojë”, tha Basha.

Dëshmitë/ “U bëra keq sa nisi fjalën Basha”, “Edhe kreu i PD fërkonte sytë”

Një qytetare tregon se shenjat i nisën pikërisht në fjalën e hapjes së Lulzim Bashës.
“Tek hapja e Lulzim bashës aty filluan direkt lotim sysh. Edhe nuk shihja dhe kruarje, mendova nga era nga ndonjë gjë. Por pas orës 12:00 të natës u përkeqësova, dridhje trupi, marrje fryme, kam qenë shumë keq. Kam qenë gjysmë metri larg Bashës. Mjekët nuk na thanë gjë”.
Kurse një tjetër pohon se gjatë gjithë fjalimit, Basha ka qenë duke fshirë sytë.

Edhe Basha përfundon në spital, anuloi disa takime elektorale te paradites
Sipas burimeve nga PD, në ambientet e spitalit ka mbërritur rreth orës 04:39 të mëngjesit edhe Lulzim Basha. Madje Basha eshte paraqitur dy here, pasi pas mjekimit heren e pare nuk ka gjetur permiresim dhe eshte rikthyer ne spital per te marre mjekimm te me specializuar. Nderkohe ne ambientet e Urgjences se spitalit ka nje dyndje personash qe jane paraqitur me keto simptoma. Partia Demokratike njofton pa treguar arsyet se Basha ka anuluar takimet që ishin parashikuar sot paradite në Lushnjë, Divjakë, Roskovec. Takimet u mbajten pa prezencen e tij.

Policia bllokon Bulevardin për të mbledhur provat
Të sinjalizuar për këto probleme, policia ka dalë për verifikim në terren. Që në orën 07:00, një grup ekspertësh të kriminalistikës kanë kryer kontrolle në Bulevard, për të zbuluar se nga se është shkaktuar ky fenomen. Për këtë siç e shikoni edhe nga pamjet Policia ka rrethuar me shirita të verdhë skene krimi, Bulevardin nga piramida deri te Kryeministria.

PD: Nuk kanë qenë tullumbacet shkaktari
Ka pasur nje dyshim se ato qindra tullumbase qe u hodhen ne qiell gjate mitingut mund te ketne qene burim helmi. Por PD përjashton që shkak i ngjarjes së djeshme të kenë qenë tullumbacet apo qoftë dhe lëndët plasëse.
“Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme ku dhjetëra simpatizantë të PD raportohen të jenë lënduar, nuk ka pasur asnjë lëndë plasëse. Tullumbacet nuk kanë qenë shkaktare pasi ato ndodheshin rreth 30 metra larg dhe u larguan në ajer. Policia po heton ngjarjen”, shprehet PD.

Ministria e Shendetesise: Mbi 80 persona, vetem 9 jane shtruar
Ministria e Shendetesise dha nje njoftim mbi situaten e krijuar ne QSUT pas mitingut te PD. Sipas ketij dikasteri, disa madje jane duke punuar per evidentimin e te njejtave simptoma dhe ne spitale rajonale.

“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (28 maj 2017) janë paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pacientë me shenja të helmimit (intoksikacion) si: skuqje të syve, djegie të syve, irritim të shprehur të lëkurës në zonat e ekspozuara të fytyrës dhe qafës, si dhe në raste të veçanta edhe vështirësi të lehtë në frymëmarrje.

Sipas referimeve të marra nga mjekët në shërbim, të gjithë këta pacientë kanë qënë pjesmarrës në aktivitetin e hapjes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike, një natë më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.

Mes pacientëve, rreth orës 5:00 të mëngjesit është paraqitur edhe lideri i opozitës z.Lulzim Basha me simptoma të ngjashme.

Ministria e Shëndetësisë po punon për evidentimin e rasteve edhe në spitalet rajonale dhe qendrat shëndetësore në vend. Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë pjesa më e madhe e rasteve. 76 pacientë nga të cilët 9 janë shtruar në shërbimin e okulistikës dhe janë nën vëzhgimin e specialistëve.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit dhe Drejtorinë e Policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, citon njoftimi.

Policia flet per 50 persona: Ngjarja po hetohet
Pas publikimit te lajmit ne media ka reaguar Policia duke sjelle detaje mbi situaten. Policia thote se personat e paraqitur prane spitalin heret ne mengjes kane qene protestues dhe se 3 prej tyre po mbahen ende nen vezhgim nga mjeku. Me tej, Policia thote se ka ngritur grupe pune qe po hetojne mbi ngjarjen.
“Në datë 28.05.2017, rreth ores 04.00 te mengjesit në Q.S.U.T., jane paraqitur per ndihme mjekesore rreth 50 shtetas me simptoma te ngjashme, kryesisht djegie ne sy dhe skuqje lekure ne pjeset e siperme te trupit.

Nga verifikimet paraprake rezulton se keta shtetas kanë qenë pjesemarrës në aktivitetin e zhvilluar nga Partia Demokratike, mbajtur ne oren 19:00 te dates 27 maj, zhvilluar ne Bulevardin ‘Deshmoret e Kombit’ ne Tirane.

Pasi jane mjekuar te gjithe shtetasit jane larguar per ne banese, veç 3 prej tyre qe kane patur me teper shqetesime dhe po mbahen nen kujdesin e mjekeve ne spital.

Menjehere sapo ka marre njoftim, nen drejtimin e Prokurorise se Tiranes eshte ngritur grupi hetimor me eksperte nga Policia e Shtetit, Garda e Republikes, struktura te specializuara te Forcave te Armatosura etj.

Nderkohe po kryhen gjithe egzaminimet e nevojshme per te percaktuar shkakun qe provokoi simptomat si dhe zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes”, thekson Policia ne njoftimin per shtyp.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur pas mitingut të PD-së ku rreth 80 simpatizantë, pas tubimit janë paraqitur në spitalin francez në QSUT me simptoma, skuqje fytyre, djegie, lotim dhe shqetësime në sy, ka reaguar edhe presidenti Nishani.

Ai ka kërkuar angazhim të plotë të të gjithë strukturave ligjzbatuese për të zbardhur ngjarjen.

Reagimi i Presidencës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shqetësim dhe angazhim maksimal situatën e rëndë që ka shkaktuar lëndimin e një numri të madh qytetarësh përfshirë edhe liderin e opozitës, z. Lulzim Basha, gjatë tubimit të çeljes së fushatës elektorale të opozitës ditën e djeshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Presidenti i Republikës uron së pari shërimin sa më parë të të lënduarve dhe tejkalimin e kësaj situate pa pasoja.

Presidenti po mban kontakte me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për t’u informuar për zhvillimin e kësaj ngjarjeje si dhe kërkon angazhimin maksimal të tyre në zbulimin e plotë të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here