Home ShowBiz Miss Shqipëria që i rrëmbeu zemrën, reperit të famshëm Kanye West

Miss Shqipëria që i rrëmbeu zemrën, reperit të famshëm Kanye West

592
0

Raper-i i njohur, Kanye West, është i lidhur me Anxhela Martinin, shkodranen e shpallur Miss Shqipëria. Martini po shënon shumë sukses në fushën e modës në Nju Jork. Mediat e këtij qyteti thonë se West dhe Martini kanë disa muaj që janë bashkë dhe shumë shpejt do shpallin edhe lidhjen mes tyre publikisht. West ishte ndarë nga modelja Amber Rose vitin e kaluar. Edhe pse mediat botërore kanë raportuar se ai është parë duke flirtuar me shumë bukuroshe me famë botërore duket se ai më në fund është rehatuar. Ai ka gjetur dashurinë dhe qetësinë shpirtërore tek bukuroshja shqiptare, 24 vjeçarja Angela Martini, e cila ishte kurorëzuar Miss Universe Albania vitin e kaluar.“Ata janë duke dalë bashkë” i tha një burim gazetës New York Daily News. “Nuk e di nëse kjo mund të konsiderohet ekskluzive”, tha burimi. Mediat amerikane shkruajnë se Angela ka rënë “kokë e këmbë” në dashuri me këngëtarin e famshëm. Ajo ka dëshirë ta bëjë publike këtë lidhje dhe dëshiron të dal sa më shumë publikisht, ndërsa shpreson se Kanye do ta konfirmojë lidhjen së shpejti. “Ajo vërtetë është e dashuruar në Kaynen” tha një burim tjetër. “Ajo shpreson se këngëtari do ta konfirmojë lidhjen së shpejti”. Duket se Kanye ka njoftuar bukuroshen shqiptare me disa miq të tij. Ylli momentalisht është duke punuar në albumin e ri në të cilin bashkëpunon me reperin e famshëm Jay-Z, ndërsa të premten Angela është parë e shoqëruar me reperin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here