Home Shendetesi Miratohet vendimi i ri, ja kur mund te dypunesohen farmacistet

Miratohet vendimi i ri, ja kur mund te dypunesohen farmacistet

927
0

farmaciFarmacistët mund të punojnë deri në 50 orë shtesë në javë. Kreu i Inspektoratit të Punës Dritan Ylli në një letër drejtuar Diana Tomës, drejtoreshës e Urdhërit të Farmacistëve, përcaktohen orët shtesë kur mund të punojnë faramacistët. Nëpërmjet kësaj letre lejohet dypunësimi i farmacistëve, por me kushtin që ata të mos punojnë më shumë se 50 orë shtesë.

Dypunësimi mund të bëhet edhe në subjekte të tjera, pra në farmaci të ndryshme. “Inspektorati Shtëtëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në përputhje me ligjin nr.9634, datë 30.10.2006 “Për inspektimin e Punës”, kontrollon dhe siguron respektimin dhe zbatimin e Legjislacionit të Punës.

Në kuptim të neneve 78 dhe 90 të Kodit të Punës, kohëzgjatja ditore normale e punës është jo më pak se 8 orë dhe numri maksimal i orëve shtesë është 50 orë punë në javë.

Përcaktimet ligjore të mësipërme si dhe aktet e tjera të veçanta normative sqarojnë se dy-punësimi me kohë të plotë nuk lejohet në asnjë rast.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here