Home Aktualitet Miratohet harta e re administrative-territoriale me 61 njësi vendore

Miratohet harta e re administrative-territoriale me 61 njësi vendore

1681
0

harta-61-bashkiKomisioni i Reformës Territoriale ka përzgjedhur variantin me 61 njësi vendore, e cila do t’i dërgohet për miratim Këshillit të Ministrave dhe do të merret në shqyrtim në kuvend më 23 Korrik.

Pjesëmarrës në këtë komision ka qene edhe Ministri i Çështjeve vendore Bledi Çuci i cili pohoi se në variantin 61 bashkitë që shtohen janë : Fushë- Arrëz, Klos, Vorë, Rrogozhinë, Belsh, Ura Vajgurore, Përrenjas, Poliçan, Selenicë, Konispol, Memaliaj, Këlcyrë, Libohovë, Delvinë.

Gjatë diskutimeve për Reformën Territoriale në Komisionin e ngritur për këtë çështje, kreu i PDIU-së, Shpërtim Idrizi ka kërkuar që pjesë e kësaj reformës të jetë edhe Çamëria, e cila sipas tij duhet të jetë një bashki më vete me qendër Konispolin. Gjatë fjalës së tij, Idrizi pohoi se si pjesë e pandarë e opozitës nga ana e PDIU është paraqitur një hartë me 70 bashki, ndërkohën që e ka cilësuar këtë reformë “Një domosdoshmëri kombëtare”.

Duke folur për rolin e politikës në lidhje me këtë reformë, Idrizi pohoi se politika edhe këtë herë nuk e gjeti konsensusin, por sipas tij ka ende kohë që PS-PD të gjejnë gjuhën e përbashkët. Nga ana e tij kreu i Komisionit të Reformës Territoriale, Bashkim Fino pohoi se opozita kërkon të bllokojë këtë proces, ndërkohë që garantoi konsensus për numrin e njësive vendore.

Ndërkohë nga ana e tij, Spartak Braho kërkoi që nga ana e deputetëve të tregohet kujdes në përdorimin e termave për ndarjen territoriale.

Harten e plote e shikoni ketu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here