Home Sport Miqësorja me Uzbekistanin, provë para Rumanisë

Miqësorja me Uzbekistanin, provë para Rumanisë

602
0

Në prag të ndeshjes miqësore me Uzbekistanin që do të zhvillohet në Durrës ditën e mërkurë, trajneri Kuzhe ka bërë një përmbledhje rreth asaj që mendon për ekipin tonë përfaqësues dhe rreth gjendjes së lojtarëve, pavarësisht se disa prej tyre janë pa skuadër.

“Jam duke e menduar me pozitivitet ndeshjen miqësore me Uzbekistanin ashtu si edhe dy ndeshjet e para eliminatore me Rumaninë dhe Luksenburgun, preferoj të jem pozitiv në prag të ndeshjeve. Unë mundohem të analizoj dhe të organizoj skuadrën në bazë të gjendjes së secilit lojtar. Për të pasur një skuadër të mirë duhet me doemos një organizim po kaq i mirë e i kujdesshëm. Nuk dua të krijoj alibi as për veten dhe as për lojtarët. Mund të them se kemi një skuadër të mirë dhe ne duhet të japim më shumë se kaq. Pavarësisht se disa lojtarë nuk kanë skuadër, falë mbështetjes entuziazmit dhe dëshirës për të dhënë maksimumin Shqipëria mund të fitojë me kundërshtarët që ka përballë”, theksoi Kuzhe.

Sa i përket eliminatoreve të kampionatit europian 2012, trajneri kroat i përfaqësueses sonë, nuk ka ndërmend të vendosë objektiva paraprakë, Kuzhe mjaftohet te pozitiviteti dhe optimizmi i tij të paktën për 4 ndeshjet e para të fazës së grupeve që do të luajmë me Rumaninë, Luksenburgun, Bosnje Hercegovinën dhe Bjellorusinë.

“Që në momentin e parë që erdha në Shqipëri thash se kam ardhur këtu për të fituar. Megjithatë duhet të jemi realist, me kundërshtarët që kemi përballë nuk mund të them se do të fitojmë të gjitha ndeshjet, por të paktën për katër ndeshjet e para mund të jemi optimistë e më pas të vendosim objektiva për maksimumin që kemi”, deklaroi Kuzhe.

Ndërkohë vazhdimësia e këtij grupi, për kapitenin Lorik Cana është një ndër armët e forta të skuadrës sonë përfaqësuese, megjithatë ai mendon se për momentin ne jemi ende një skuadër e vogël që duhet të mësojmë të mbrojmë e më pas të mendojmë për të sulmuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here