Home Sport Miqësorja, kuqezinjtë munden nga Gjeorgjia 1-2

Miqësorja, kuqezinjtë munden nga Gjeorgjia 1-2

583
0

kuqezinjteKombëtarja kuqezi ka humbur në “Qemal Stafa” miqësoren me Gjeorgjinë me rezultatin 1 me 2.

Ekipi perfaqesues shqiptar i futbollit nisi ne oren 19.00 ndeshjen miqesore me perfaqesuesen e Gjeorgjise. Ndeshja fillon nën një vesë shiu të lehtë, në prani të pak tifozëve, ku shkallët e “Qemal Stafës” janë dukshëm të zbrazura edhe në tribunat qëndrore. De Biazi rigjen përballë Gjeorgjinë, sikurse bënte një vit më parë, në debutimin zyrtar si trajner o kuqezinjve.

Ka qenë ekipi ynë përfaqësues që ka kaluar i pari në avantazh me anë të Bogdanit në minutën e 24’ të pjesës së parë, dhe më pas vetëm pas 16 minutash, miqtë nga Gjeorgjia kanë barazuar gjithçka. Goli i avantazhit për Gjoergjinë është shënuar në minutën e 82’, pas një rrëmuje në zonën tonë.

Pavarësisht rezultatit jo pozitiv, tekniku Xhani De Biazi mund të ketë përfituar më shumë nga kjo përballje, duke e shfrytëzuar atë për të ndërtuar një skuadër perfekte për transfertën e vështirë të Oslos, më 22 mars për Brazil 2014-të.

SHQIPERI-GJEORGJI 1-2
Golat: Bogdani 25′ / Vatsadze 41′, Lobzhanidze 82′

Shqiperia: E.Berisha, Osmani, Curri, A.Lila, Agolli, Roshi, E.Bulku, Cana, Vila, Bakaj, Bogdani.
Trajner: De Biazi
Gjeorgjia: Kvaskhvadze, Lobzhanidze, Grigalava, Kandelaki, Khizanishvili, Kashia, Kobakidze, Dzalamidze, Kenia, Targamadze, Mchedlidze ((Vatsadze 20′).
Trajner: T. Ketsbaja
Gjyqtar: Dimitar Nakarovski (Maqedoni)

Pjesa e parë
Më kërkues janë gjeorgjianët në fillim, por pa rrezikshmëri, teksa e qarkullojnë me pasime të shumta topin, duke humbur shpejtësinë e befasinë në finalizim. Tentativa e parë e tanëve është në minutën e 11-të, me Roshin që godet nga larg, por krejtësisht pa koladimin e duhur. Kuqezinjë aplikojnë më së shumti lojën nga krahët, ku veprojnë Agolli e Vila nga e majta, ndërsa Roshi nga e djathta, sepse në mesfushë mungon një organizator i mirëfilltë. Si Cana, edhe Bulku shquhen më shumë si shkatërrures se sa ndërtues, ndërsa Bakajt i duhet të tërhiqet në një zonë të madhe, sa në mbështetje të Bogdanit, aq edhe në inicimin e ndonjë manovre kundërsulmuese. Në një moment të tillë, në minutën e 25-të, si pasojë e një kombinimi tresh mes Roshit, Bakajt dhe Agollit, ky i fundit gjendet në këndoren e majtë, prej nga kroson në mënyrë të përpiktë në zonën e portës gjeorgjiane. Aty ngrihet mbi të tjerët në ajër Erjon Bogdani, që godet fort me kokë dhe i kalon kuqezinjtë në avantazh. Ky është goli i tij i 18-të me kombëtaren, në 72 ndeshje të zhvilluara, më shumë se askush tjetër, madje i paarritshëm për mjaft kohë, sipas të gjitha gjasave.

Minuta e 41-të sjell një gabim të pafalshëm në mesfushën tonë, teksa Bakaj ka tërë hapësirën e duhur për të vepruar vetë drejt portës mike, por e kthen topin pas me fuqi jo të plotë, duke u rrëmbyer nga kundërshtarët, që dalin rrufeshëm në kundërsulm. Në superioritet numerik ndaj Currit dhe Osmanit, i futuri si zëvendësues për Gjeorgjinë, Vatsadze, arrin ta mposhtë Etrit Berishën dhe të barazojë shifrat. Më shumë se meritë e gjeorgjianëve, ua kemi dhuruar këtë mundësi të artë miqve, që e mbyllin pjesën e parë në ekuilibër rezultativ. Ashtu sikurse ishte edhe loja, në tërësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here