Home Politike Ministri i jashtëm kinez mbërrin nesër në Tiranë

Ministri i jashtëm kinez mbërrin nesër në Tiranë

1107
4

Mbërrin nesër për një vizitë dyditore në Shqipëri ministri i jashtëm i Kinës Yang Jiechi. Tirana është vendqëndrimi i parë i diplomatit kinez në turin e tij në Europë dhe Afrikë.
Vizita e z. Jiechi bëhet në prag të 40- vjetorit të ripranimit të Republikës Popullore të Kinës në OKB, ngjarje për të cilën Kina vazhdon të vlerësojë kontributin e madh të Shqipërisë. Qëllimi i vizitës së z. Jiechi është forcimi i marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimi ekonomik, për të sjellë një dinamikë të re në lidhjet mes dy popujve.
Ditën e nesërme ministri i jashtëm kinez Jiechi do të pritet nga Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Haxhinasto dhe pas takimit në orën 18.35 do të ketë një konferencë për shtyp.

4 COMMENTS

  1. per pahiri nuk vjen ky kinez i flliqur , ktij duhet spjeguar qe Kosova eshte zhtet dhe ka nevoj per njohjen kineze , se kta kinez vin veq per interes te vetin , kan me ra kta e kan me rrzu ekonomin evropiane e amerikane e ata qe jan fajtor jan keto shtete te vogla siq eshte shqiperia kemi me ja pa sherrin ksaj Kine

  2. Mos lehtesoni ardhjen e kinezeve ne shqiperi as me biznes dhe kurresesi per te jetuar me nenshtetesi shqiptare sepse fitimet e medhaja sot dhimje koke neser.Shqiperia nuk ka nevoje per investidore kinez sepse ka mjaft miloniera shqiptare por vetem duhet ti lehtesoni ata.Ku kane hyse kinezet ne Europ popolsia vendase eshte paralizuar.Te gjithe leku shkon ne kine,keshtu qe kalojme nga nje diktature komuniste ne nje diktature ekonomike qe eshte shume me e rrezikshme qe ben te dridhen USA dhe europa bashke.Po mund te lehtesoni vizat per turizem.

  3. A dotë bisedohet për pranimin e Pavarësisë së Kosovës……Shqipëria duhet të ia spjegoj pak Kines se është i nevojshëm NJOHJA KINEZE E PAVARËSISË SË KOSOVËS
    Rasti i Kosovës nuk është identikm me Tibetin…………

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here