HYRJE Rajoni Ministri i Jashtëm grek refuzon ftesen per konferencën ndërballkanike qe do mbahet...

Ministri i Jashtëm grek refuzon ftesen per konferencën ndërballkanike qe do mbahet ne Tirane

0
32

nikos_kotziasMinistri i Jashtëm grek Nikos Kotzias nuk do të marrë pjesë në konferencën ndërballkanike të Ministrave të Jashtëm në Tirane që do zhvillohet në 22 Maj.

Gazeta greke ‘To Vima’ në një shkrim me titull “Tirana vë në dyshim zonat për kërkimet e naftës në Jon” thekson se shefi i diplomacisë greke pas notës së protestës nga Tirana ka refuzuar pjesëmarrjen në samitin e SEECP-as.

Në artikullin e ‘To Vima’ theksohet se ende nuk dihet se kush do ta përfaqësojë Greqinë në samitin e lartë ndërballkanik që mbahet 4 ditë më vonë në kryeqytetin shqiptar.

Gazeta greke bën një analizë rreth mosmarrëveshjeve të dy vendeve, për sa i përket jo vetëm kufijve detare, por edhe atyre tokësore midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Athina, gjithnjë duke iu referuar shkrimit të ‘To Vima’, e konsideron kërkesën e palës shqiptare disa ditë më parë e cila vë në dyshim të drejtën e Greqisë për kërkime dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve në një prej zonave të Jonit, një lëvizje që do të sjellë implikime të gjera në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

“To Vima” shkruan se në këtë vendim të Tiranës ka ndikuar dhe Turqia. “Në këtë pikë është i qartë ndikimi i Ankarasë, e cila investon në marrëdhëniet me Tiranën, siç dëshmohet nga vizita e fundit e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan”, theksohet në artikullin e gazetës greke.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here