Home Bota Miliarderi Egjiptian kerkon te bleje nje ishull grek per emigrantet

Miliarderi Egjiptian kerkon te bleje nje ishull grek per emigrantet

682
0

Naguib SawirisNjë miliarder egjiptian ka bërë një ofertë të drejtpërdrejtë për dy ishuj grekë që mund të shërbejnë për akomodimin e refugjatëve sirianë. Manjati Naguib Sawiris, i cili identifikoi dy ishuj privatë të përshtatshëm për këtë qëllim, është i gatshëm që të ofrojë 3 miliardë paund për qëllimin e tij human.

Sawiris tha se ai do t’ia kushtojë ishujt vogëlushit 3-vjeçar, Aylan, trupi i të cilit u gjet i pajetë në një plazh në Bodrum të Turqisë.

Zëdhënësi i tij, tha se negociatat me pronarët e ishujve janë në zhvillim e sipër, por me kushtin që pas blerjes ata do të mbeten nën juridiksionin grek. Për çështjen në fjalë organizata e UNHCR-së është e gatshme për të bashkëpunuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here