Home Aktualitet Meta tregon komplotet e vjetra Rama-Basha

Meta tregon komplotet e vjetra Rama-Basha

760
0

Ilir Meta është i bindur se marrëveshja mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës nuk do të zgjasë. Presidenti i ardhshëm i përshkruan të dy politikanët si të paqëndrueshëm dhe të paaftë të bëjnë marrëveshje afatgjata dhe serioze.

“Kanë tipar paqëndrueshmërinë jo vetëm me njëri tjeterin por me cilindo” u shpreh Ilir Meta në intervistën me Ylli Rakipin, tek Të paekspozuarit.

Por Meta është i bindur se mes Ramës dhe Bashës ka pasur edhe bashkëpunime të tjera në të kaluarën. Madje kur është sulmuar edhe Sali Berisha.

“Marrëveshje të fshehta kanë pasur si për shembull inskenimi në rastin Doshi-Fufi, kur PD u përdor për të bërë zhurmë. Edhe në rastin CEZ-DIA. Basha u bë zëdhënës I fakteve që dilnin nga zyrat e Rilindjes për të më goditur mua, por njëkohësisht edhe zotin Berisha” u shpreh Ilir Meta.

Përballë ngulmimit të Ylli Rakipit, Meta nuk pranoi se çadra dhe zgjedhjet pa opozitën ishin një inskenim i Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Gjithsesi Meta u shpreh i paqartë se përse është kthyer në shënjestrën kryesore të Lulzim Bashës.

“LSI është targeti kryesor i zotit Basha dhe nuk e kuptojmë cila është arsyeja.

Natyrisht që arsye është rritja e LSI dhe një borxh që Basha ia ka Ramës” u shpreh Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here