Home Sociale Meta nderon Franz Josef Strauss me “Dekoraten e Flamurit Kombetar”

Meta nderon Franz Josef Strauss me “Dekoraten e Flamurit Kombetar”

2311
0

Presidenti Ilir Meta nderoi në 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe si shprehje të vullnetit më të sinqertë për të vlerësuar një mik të shqiptarëve, me Dekoratën më të lartë të “Flamurit Kombëtar”. Kryeministrin e Bavarisë në periudhën 1978-1988, Franz Josef Strauss.

“Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje ndaj mbështetjes dhe ndihmës së vyer dhënë popullit shqiptar për të dalë nga izolimi; për kontributin historik në ripërtëritjen dhe forcimin e miqësisë mes popullit shqiptar dhe popullit gjerman”, ka qenë motivacioni i dekorimit të Franz Josef Strauss, pas vdekjes.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast në Këln, Presidenti Meta u shpreh se: “Sot jam i gëzuar që në cilësinë e Presidentit të Republikës t’i jap në emër të qytetarëve shqiptarë një vlerësim të posaçëm, këtij personaliteti të madh e të shquar politik jo vetëm për gjermanët, por edhe për shqiptarët.”

“Franc Jozef Strauss, – theksoi Presidenti – zë një vend të veçantë në memorien tonë kolektive si i vetmi politikan perëndimor që vizitoi Shqipërinë e izoluar komuniste para rënies së Perdes së Hekurt.”

Ndër të tjera Presidenti Meta tha se Gjermania është konsoliduar tashmë si partner kyç e strategjik për Shqipërinë, por edhe për sigurinë, paqen dhe begatinë për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe se Gjermania është sot shtëpia e shumë shqiptarëve, të cilët janë integruar më së miri, dhe e përfaqësojnë denjësisht imazhin e vendit të tyre.

“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen që Gjermania ka dhënë e na jep, për integrimin evropian, për të gjithë atë ndihmë të jashtëzakonshme në ekonomi, infrastrukturë, energji, dhe në të gjithë sektorët e tjerë jetikë për një zhvillim të qëndrueshëm social dhe ekonomik dhe për një arsimim profesional, veçanërisht për rininë tonë” – theksoi Presidenti.

Meta e mbylli fjalën e tij me urimin: “Për një miqësi më të gjatë, edhe për shumë vite!”, duke ia dorëzuar dekoratën e lartë së bijës së politikanit dhe udhëheqësit gjerman Franc Jozef Shtraus, zonjës Monika Holhmeier, eurodeputete dhe anëtare e Grupit të Miqve të Shqipërisë në Parlamentin Evropian.

Kjo e fundit e falënderoi Presidentin Meta përzemërsisht, edhe në emër të babait të saj të tjerë, në gjurmët e të cili po vazhdon edhe ajo vetë si eurodeputete duke forcuar miqësinë gjermano-shqiptare si dhe duke përkrahur në mënyrë të palëkundur integrimin evropian të Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here