Home Sociale Meta mesazh Papa Franceskut

Meta mesazh Papa Franceskut

1341
0

Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka dërguar këtë të hënë një mesazh atit të shenjtë, Papa Françesku, me rastin e 1-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës.

Në mesazhin e tij, Meta i shpreh atit të shenjtë mirënjohjen e sinqertë të tij dhe të popullit shqiptar për lartësimin botëror të një figure kaq domethënëse të popullit shqiptar.

“Duke përfituar nga rasti, më lejoni të riktheksoj falënderimet e thella për vëmendjen Tuaj të pandërprerë ndaj marrëdhënieve historike e tradicionale, si dhe lidhjeve të rralla të Selisë së Shenjtë me Shqipërinë dhe shqiptarët”, thotë Meta.

Kreu i shtetit vlerëson se, shpallja e Nënë Terezës si Shenjtore gjatë ceremonisë madhështore në Vatikan, emërimi i At Ernest Troshanit si Kardinal dhe lumturimi i 38 Martirëve të Kishës Katolike shqiptare shënuan disa nga ngjarjet më mbresëlënëse për besimtarët katolikë dhe mbarë kombin shqiptar gjatë vitit të kaluar.

“Ju siguroj, Ati i Shenjtë, se këto ngjarje historike, sidomos shenjtërimi i Nënës sonë të përbashkët, Shenjtores Tereza të Kalkutës, i gëzuan pamasë shqiptarët anembanë botës, duke i bërë ata më krenarë se kurrë, si dhe duke farkëtuar akoma edhe më tepër lidhjet institucionale dhe shpirtërore mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë. Duke ju uruar jetë të gjatë dhe shëndet, ju lutem, pranoni Shenjtëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë! Sinqerisht, Ilir Meta”, mbyll mesazhin e tij presidenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here