Home Aktualitet Mesila Doda: Idrizi është deputet, janë gabimet teknike që nuk i dhanë...

Mesila Doda: Idrizi është deputet, janë gabimet teknike që nuk i dhanë fitoren Idrizit

556
0

“Shpëtim Idrizi është deputet i Tiranës”, kështu është shprehur Mesila Doda në një deklaratë për mediat. Doda tha se mandati i PDIU është i sigurt por sipas saj janë gabimet teknike që nuk i dhanë fitoren Idrizit. Doda deklaroi se janë mbi 60 vota të PDIU që nuk janë hedhur në sistem si dhe vota të hedhura gabim në një subjekt tjetër.

“Ta fillojmë me këmbë të mbarë, dua t’iu uroj fitoren anëtareve të PDIU sepse arritëm të dyfishonim numrin e votuesve tane në këto zgjedhje që kanë qenë diskriminuese për ne. Mandati i Tiranës është i PDIU, zoti Shpëtim Idrizi i PDIU  është deputet i Shqipërisë. Janë mbi 60 vota të njësisë 5 që nuk janë hedhur në sistem dhe kemi ankimet për votat e PDIU të hedhura gabim në një subjekt tjetër. Këto vota janë të mjaftueshme që Idrizi të marrë mandatin. Të gjithë të festojmë, mandati i Tiranës është i sigurtë është i Shpëtim Idrizit. Kanë qenë zgjedhje të vështira dhe diskriminuese por na kanë forcuar shumë më tepër dhe mos harroni se kemi veç një atdhe. Mandati i Tiranës është i sigurt, gabimet teknike janë njoftuar sapo pata një komunikim me kryetarin e KQZ i cili tha se janë vetëm rezultate paraprake”, – tha Doda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here