Home Opinione Mesazhi i Artan Fugës: Një komb që do të bëjë vetëvrasje kolektive

Mesazhi i Artan Fugës: Një komb që do të bëjë vetëvrasje kolektive

1909
2

Profesor Artan Fuga njihet si një personazh tepër social, duke sjellë herë pas herë edhe copëza nga eksperienca jetësore. Këtë herë fuga na sjellë një histori me një gomist në lagjen e Plazhit në Durrës, Fred Dakavelli dhe jep një mesazh për të gjithë.

Ja ç’shkruan Fuga sot:
“Me gomistin e lagjes Plazh të Durrësit Fred Dakavelli. Pasi më riparoi gomën patëm dëshirë të dalim një foto sepse edhe ca biseda përtej profesioneve tona edhe i bëmë.

Për t’i thelluar ndofta e lamë kushedi për një kafe në ditë pushimesh.
Siç thonë : Patëm një konsultim të frytshëm dhe miqësor. Unë nuk e njihja më parë sepse “halli” nuk më kishte cuar te dera e ateliesë së tij.
Mbeta edhe shumë i kënaqur si klient.

Nuk heq dorë nga bindja ime. Teknikët i bëjnë punët më mirë se llafollogët teoricienë.
Zanatcinjtë janë shtylla kurrizore e një kombi kur kombi dëshiron ta vazhdojë rrugëtimin e tij në shekuj. Poqese ka vendosur të bëjë vetëvrasje kolektive le t’i cojë të gjithë cunat dhe gocat e veta të bëhen poetë, nëpunës, apo specialistë të shkencave politiko-analitike.

Pa punë, pa punë, pa punë.
Fredi ma hoqi gozhdën nga goma, e punoi mirë e bukur kapertonin nga brenda, dhe unë vazhdova i qetë rrugëtimin me gomën e kolauduar për bukuri e centruar perfekt.

Sa më afër profesionit, sa më afër objekteve, sa më afër procedurave konkrete, sa më të hapur ndaj transparencës së njerëzve, sa më e ndarë në pjesë puna që bën, aq më shumë njeriu është i kthjellët, i qartë, i saktë.

Nisni dhe flisni për gjëra të përgjithshme, globale, që nuk janë as profesioni juaj dhe as kanë lidhje me dijet tuaja, që i shihni nga lart dhe nga larg, dhe menjëherë nisim të delirojmë dhe flasim e shkruajmë kodra pas bregut!
Nejse, të lumshin duart Fred Dakovelli! Aty te Rrota e Kuqe e keni në Plazh!’

2 COMMENTS

  1. miremengjes.gjithcka qe shkruaj eshte vetem nje mendimi im,
    problemi eshte se nuk mund te mbash vetem nje profesion dhe je i detyruar per arsye te ndryshme sociale,ekonomike ose fati i keq qe ke lindur ne nje vend te varfer te dish 100 zanate dhe te perballesh me 1000 budallenje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here