Home Aktualitet Mesazhe kercenuese drejtoreve te Policise. “Të erdhi dita ty, do të hedhë...

Mesazhe kercenuese drejtoreve te Policise. “Të erdhi dita ty, do të hedhë në erë”

579
0

arben-hyseniShefi i Krimeve në Pogradec dhe ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Korçës janë kërcënuar me mesazhe telefonike. A1 Report mëson se ka dyshime që kërcënimet me jetën e tyre dhe të familjes të jenë bërë nga i njëjti numër celular.

“Të erdhi dita ty, do të hedhë në erë shtëpinë edhe familjen tënde, gjithçka” – është mesazhi kërcënues që ka mbërritur në telefonin personal të ish-zv.drejtorit të Policisë së Korcës Arben Hyseni.

Në shkurt të këtij viti Hyseni u përfshi në një incident, ku një shofer i dehur përplasi makinën e tij. Në videon amatore të publikuar në atë kohë, shfaqeshin vartësit e tij teksa dhunonin qytetarin Tomi Misha në sy të zv.drejtorit.

Ndërsa mesazhi kërcënues në telefonin e shefit të Krimeve të Rënda të Pogradecit Besnik Qejvani është: “Ke shkelur aty ku nuk duhet, të erdhi dita ty dhe atij sherifit tënd”.

Qejvani: Ja lë në dorë drejtësisë
Në një prononcim të shkurtër, shefi i krimeve të Rënda të Pogradecit tha se ka nisur një hetim nga Policia e Shtetit për të zbardhur detajet e kësaj çështje, por theksoi se qëndron jashtë kësaj historie dhe se vazhdon punën e tij.

Ish-zv.drejtori Hyseni ka bere denoncimin ne komisariatin numer 1 ne kryeqytet ku edhe jeton, ndersa Qejvani ne policine e Pogradecit.

Mesazhet kërcënuese kanë mbërritur në telefonat e tyre mëngjesin e djeshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here