Home Mero Baze Mero Baze: Ka 2 rrugë si mund ta sjelli Basha PD-në në...

Mero Baze: Ka 2 rrugë si mund ta sjelli Basha PD-në në pushtet

1309
0

Gazetari Mero Baze, në një shkrim të tijin botuar te “Tema.al”, shkruan se për Bashën ka vetëm dy mënyra për ta sjellë PD-në në pushtet.

E para sipas tij, është që të bëjë një koalicion me LSI-në, pasi sistemi aktual elektoral e pengon PD-në të vijë në pushtet e vetme.

“Duke u nisur nga ky realitet në planin afatgjatë Lulzim Basha nuk e sjell dot në pushtet PD, me asnjë rrugë tjetër, përveç një aleance strategjike me LSI, me të cilën duhet të ndajë çështjen e Presidentit dhe Kryeministrit”, shkruan Baze.

Mënyra se si Lulzim Basha po koordinon veprimet politike me Ilir Metën në krizën e fundit, është mbresëlënëse, dhe një shenjë e qartë bashkpunimi dhe ndoshta një rrugëtim i gjatë i tyre. Kjo ndoshta do t’u jepte shpresë se dikur mund të vinin në pushtet, por natyrisht nuk do ishte më pushtet i Bashës apo i Berishës, por një pushtet i përzier.

Mënyra si ata bashkqeverisën katër vjet me LSI është më i mirë se historia e qeverisjes së LSI me PS. Gjatë katër viteve nuk pati kurrë nervozizëm publik Berisha-Meta, nuk pati paranoja dhe sjellje fëminore brenda koalicionit, por korrektesë dhe protokoll të lartë politik.

Asnjë ministër i LSI nuk bënte këto që bëjnë tani me PS, dhe asnjë herë nuk u vendosën praktika të tilla, si këto vizitat e Ramës tek Meta apo takime dy palëshe tek Vila e Mehmet Shehut. Kjo flet për një paqe më të madhe mes tyre dhe një mundësi më afatgjatë për bashkëpunim”, vijon ai.

Më tej, Baze shkruan se mënyra e dytë, është ndryshimi i sistemit elektoral.  “Nëse nuk ia del dot kësaj strategjie Lulzim Basha ka vetëm një shans të dytë më të vogël të vijë në pushtet.

Të shkatërrojë këtë sistem zgjedhor propocional rajonal, që imponon koalicione dhe të shkojë drejt një sistemi propocional kombëtar, me një zonë të vetme ku parti e parë të ketë “prim”, nëse kalon 31 për qind, siç e ka Greqia, që do të thotë se ajo merr automatikisht 50 plus 1 te vendeve në Kuvend.

Kjo do të bënte që në një situatë kur PS të dobësohej, PD t’ia dilte të ishte parti e parë dhe të merrte pushtetin. Hisotritë e tjera janë të shpikura dhe nuk e ndihmojnë Bashën të vijë ndonjë here në pushtet”, shkruan Baze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here