Home Aktualitet Merkel: Pas pranimit të Kroacisë në BE ndalet zgjerimi

Merkel: Pas pranimit të Kroacisë në BE ndalet zgjerimi

663
0

Kancelaria gjermane Angela Merkel i ka imponuar BE-së qëndrimin në lidhje me zgjerimin, që të pranohet vetëm Kroacia e asnjë shtet tjetër, shkruan gazeta kroate “Nacional”. Gazeta shkruan se të gjitha shtetet që pretendojnë të anëtarësohen janë informuar me këtë lajm ditët e fundit në fshehtësi dhe në mënyrë diplomatike.

Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të Këshillit të BE-së ka vendosur të premten e kaluar që Kroacisë t’i lejohet hapja e tre kapitujve të mbetur të negociatave për hyrjen në BE, duke refuzuar diskutimin e kërkesës së Serbisë për anëtarësim.

Me mbylljen e negociatave me Kroacinë dhe anëtarësimin e saj në BE synohet të përfundohet periudha e rëndësishme, procesi i zgjerimit, i cili ka zgjatur 15 vjet dhe i cili duhet të përfundojë më 2012, me anëtarësimin e Kroacisë.

Sipas “Nacional”, Kroacia do të jetë vendi i fundit që do të anëtarësohet në BE, dhe pas asaj nuk do të ketë më anëtare të reja, të paktën për dhjetë vitet e ardhshme. Dhe atë jo për shkak të ngurrimit të kandidatëve potencial, por që Brukseli është i vendosur që të mos pranojë më anëtare të reja. Ky vendim është marrë me iniciativën e politikanes më të fuqishme të Evropës, Angela Merkel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here