Home Aktualitet Mënyra suedeze e të jetuarit që duhet ta përvetësojmë të gjithë!

Mënyra suedeze e të jetuarit që duhet ta përvetësojmë të gjithë!

3068
0

Bëhet fjalë për udhëzimin shpirtëror që inkurajon vetë-disiplinën dhe maturinë, si dhe marrjen e kontrollit mbi jetën tonë që të jetojmë në mënyrë modeste, por edhe produktive

Vitin e kaluar Danezët kanë mahnitur botën me recetën e tyre për fatin me titull “hygge”. Në qendër të këtij koncepti ishte kënaqësia me gjëra të vogla dhe komoditeti në shtëpi.

Por, duket sikur këtë vit do të dominojë koncepti Suedez “lagom”!

Fakt është se mënyra skandinave e jetesës është një nga më të dëshiruarat. Këtë vit në veçanti do të dominojë trendi lagom i cili vjen nga Suedia, dhe është i bazuar në konceptin “jo shumë pak dhe jo tepër shumë”.

Në kuptimin figurativ, përshkrimi më i mirë që i përgjigjet këtij koncepti do të ishte –fare mjaftueshëm.

Lagom ka lidhje me kursimin, ndershmërinë dhe krijimin e një balance në jetë. Ndryshe nga koncepti hygge që ka lidhje me ndjenjat, lagom do të ishte udhëzimi shpirtëror që inkurajon vetë-disiplinën dhe maturinë, dhe marrjen e kontrollit mbi jetën tonë që të jetojmë në mënyrë modeste, por edhe produktive.

Për këtë filloni vitin 2017 me vizion të ri të jetesës në stilin lagom:

Minimalisht dhe pa imponim

Theksi qëndron në bukurinë e sipërfaqeve të papërfunduara, më sakt në materialet natyrale. Në brendinë e saj, shtoni pjesë të mobiljeve në të cilët është e dukshme aftësia e mjeshtrit. Te koncepti lagom është e rëndësishme qasja pragmatike ndaj punës dhe jetesës.

Gjelbërim dhe bimë të freskëta

Mund të kurseni një pjesë të parave nëse vendosni të kultivoni ushqimet tuaja. Nuk duhet të keni kopsht të madh, mjafton edhe vazo dritareje, vetëm përzgjedhni disa ushqime nga të cilët do të keni dobi më së shumti. Gjithashtu, bimët aromatike është mjaft thjeshtë për t’i kultivuar, ashtuqë në mënyrë të thjeshtë mund t’i pasuroni ushqimet apo t’i ndryshoni plotësisht shijen.

Riciklimi

Një tjetër çështje që lagom e thekson është zvogëlimi i prodhimit të mbeturinave, gjegjësisht ripërdorimin dhe riciklimin e asaj që mund të bëhet, si p.sh. bimë komposti, letër, karton, bar, perime të freskëta dhe fibra natyrorë si pëlhura pambuku dhe leshi.

Poçet e dritës

Zvogëloni gjurmët tuaja ekologjike duke përdorur LED-poçe që kursejnë energji elektrike. Ato janë gjithashtu kursyese edhe për portofolin tuaj, sepse zgjasin më shumë se ato normale. Natyrisht, mos harroni të fikni dritat kur dilni nga dhoma apo kur nuk keni nevojë.

Vendosja e harmonisë

Bezdia me të cilën preferojmë të mos merremi është rregullimi i rrëmujës, por edhe ju vetë e dini se kur përfundoni me tërë rregullimin ndjeheni shumë më mirë dhe më të kënaqur. Është koha që përsëri të vendosni harmoni në shtëpinë tuaj, edhe atë sa më thjeshtë, për shembull, me organizim më të mirë dhe mënyrë më efikase të rradhitjes së gjërave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here