HYRJE Sport Mediat serbe provokojne serish

Mediat serbe provokojne serish

0
46

Sfida mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit po kalon me një vëmendje të madhe edhe në mediat serbe. Në portalet e tyre, ata gjejnë një skandal, edhe pse ndeshja nuk është luajtur akoma.

“Skandal në qendër të Tiranës. Kosova është Veriu i Shqipërisë dhe jo pjesë e Serbisë”.

Mjaftoi kjo fjali në muret e ish-Piramidës në kryeqytet që reporterët e gazetës “Alo” të krijonin nga hiçi, një faqe të parë në Beograd për portalin e tyre. Në shkrimet e ndryshme në portalin “Kurier” dhe tek “Informer” në serbisht, shikohen gjithashtu foto të forcave të policisë shqiptare që shoqërojnë normalisht delegacionin, por për serbët, kjo është një armatosje deri në dhëmbë. /Express/

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here