Home Rajoni Mediat bullgare: Maqedonia duhet te ndahet

Mediat bullgare: Maqedonia duhet te ndahet

613
0

Ndarja e Maqedonisë është opsioni më paqësor për të ardhmen e këtij vendi për të shmangur skenarët e konflikteve horror. Sipas gazetës bullgare Novinite, Maqedonia ka rol kyç në stabilitetin e tërë rajonit, ndërsa destabilizimi i saj mund të jetë mënyra më e mirë për të rikthyer luftën ndërkombëtare dhe vetëm për gjysmë ore konflikti do të ndizet në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bullgari, Greqi, Rumani dhe Turqi, raporton agjencia e lajmeve INA.

Sipas gazetës, duhet të gjendet një zgjidhje që do të mund të garantonte stabilitet afatgjatë në Maqedoni. “Për të ruajtur paqen dhe të shmangen skenat e reja horror në Ballkan, është e nevojshme që të shqyrtohen të gjitha opsionet, ndërsa zgjidhje më argumentuese është ndarja preventive e Maqedonisë”, shkruan Novinite.

Gazeta më tej shkruan se edhe pse është shmangur konflikti i vitit 2001, tensionet etnike akoma vijojnë, ndërsa tani janë rindezur nga vrasja e pesëfishtë në Smilkovc dhe se tani shqiptarët dhe maqedonasit akoma edhe më shumë po urrehen mes tyre. Sipas Novinite, nga ndarja preventive do të shfrytëzojnë të gjithë, me ç`rast shqiptarët do të kënaqin idetë e tyre të mëdha kombëtare, ndërsa maqedonasit do të humbin një pjesë të vogël, në rast se tani do të ndahen nga shqiptarët, dhe jo pas dy dekadave, për shkak se nataliteti i shqiptarëve shënon rritje rapide.

“Është fakt se shumë nga shqiptarët etnik në Maqedoni, qoftë për arsye kulturore kanë rritje të popullsisë nga ajo e maqedonasve sllav dhe ata e shohin faktin se jetojnë me bindjen se pas 20,15 apo 10 viteve do të jenë në pozicionin për të kërkuar federalizimin e Maqedonisë dhe pjesën më të madhe të këtij vendi”, thekson gazeta bullgare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here