Mbyllet paqesisht protesta e PD. Basha ne krye sebashku me familjen

0
40

Partia Demokratike mblodhi sot qytetarët ne tubimin masiv për të protestuar për kauzën e zgjedhjeve të lira. Një proteste qe nisi ne oren 12:00 me 10 fjalime ne sheshin para kryeministrise, finalizuar me fjalen e kryedemokratit Lulzim Basha. Ne oren 13:30, protesta ne shesh u mbyll, me fjalen e Bashes.

Ne mbyllje, kreu i PD-se, pasi dha mesazhet e forta per republiken e re dhe premtoi se ai dhe forca qe drejton nuk terhiqet, porositi protetuesit te shperndahen te qete.

“Tani, shkoni nëpër shtëpitë tuaja në Tiranë, nëpër shtëpitë tuaja në rrethe kudo nga keni ardhur dhe i njoftoni të tjerët me vendimin e marrë”- tha Basha.

Protesta nisi në orën 12:00 me kendimin e himnit kombetar ne sheshin para kryeministrise.

Kryedemokrati Basha ndodhet nderkohe mes protestuesve, duke mbajtur në krahë vajzen e tij të vogël, kurse nga podiumi i improvizuar kanë nisur fjalimet e pergatitura.

Protestuesit qe jane ngjitur ne podium kane bere thirrje per Republiken e re, rrezimin e republikes se vjeter, zgjehdje me standarde.

“Zgjedhje pa zgjidhje nuk mund te kete, zgjedhje pa opoziten nuk mund te kete”- ka thene psikologia Oriola Pampuri gjate fjales se saj.

Mes atyre qe moren fjalen ne proteste ishte edhe nje pensioniste. “A i lejohet Europës ta lërë Shqipërisë në tranzicionin e egër?! A nuk është e dhimbshme që brezi im, që punoi me ndershmëri 35 vjet, merr sot lëmoshë? Pensioni im nuk mjafton për të paguar një drekë të dy politikanëve që hanë ngjala dhe pinë verë të shtrenjtë”- tha ajo.

Sipas saj, “Për turpin e saj, qeveria e Ramës e rriti pensionin 300 lekë të vjetra dhe kryetari i Bashkisë që duhet të përmirësojë shërbimet sociale, na gostit me Kafen e Gjyshit!”.

11:52
Kreu i PD-së. Lulzim Basha i bashkohet protestuesive të shumë. Ai në shoqerine e gruas dhe dy vajzave ka hyre ne Bulevardin Deshmoret e Kombit, pershendetet dhe shtrengon duart me qytetaret e shumte te pranishem, nderkohe qe ne sfond eshte kenga e filmit “Skenderbeu”.

Lulezim Basha me gruan dhe 2 femijet

11:20
Lideri i PD Lulzim Basha iu bashkua mbështetësve e simpatizantëve ne seline blu, bashkë me dy vajzat e tij, Dafina dhe Viktoria si dhe bashkëshorten Aurela.

Kreu i PD, Lulezim Basha se bashku me bashkeshorten Aurela dhe 2 vajzat, Dafina dhe Viktoria

09:00
Nga Durrësi rreth 2000 persona do të nisen drejt Tiranës. Nisja me autobus nga lagjet periferike të qytetit dhe rrethinat e Durrësit organizohen nga strukturat e PD së këtij rrethi.

Disa autobusë dhe dhjetëra mjete të vogla u nisën nga Gjirokastra këtë mëngjes. Mbi 2 mijë qytetarë nga Kukësi të organizuar dhe me mjete private janë nisur po ashtu edhe drejt Tiranës.

08:30
Mijëra vetë janë nisur nga rrethet për t’iu bashkuar protestës se opozitës. BW raporton se deri më tani mësohet se rreth 2400 persona janë nisur nga Mati, ndërsa 6000 persona nga qarku i Dibrës.

Po ashtu kreu i PD-së në Elbasan thotë se 2500 mbështetës të PD-së nga ky qark do t’i bashkohen protestës së opozitës. Protestuesit e Elbasanit pritet të nisen në orën 09:00, raporton News 24.

Masat e PD 
Demokratët kanë marrë të gjitha masat për të shmangur përplasjen me forcat e rendit dhe për të ndaluar aktet e dhunës.

Veç kordonit me policë para Kryeministrisë, demokratët do të kenë përfaqësuesit e tyre që do të ndalojnë militantët të përballen me forcat e rendit.

Në protestën e PD-së pritet të flasin në podium qytetarë të shtresave të ndryshme, nga sipërmarrësit e vegjël deri te të papunët, apo ata me ndihmë ekonomike.

Po ashtu fjalë në podium do të kenë edhe të rinjtë. Nga politikanët është planifikuar të flasë vetëm Lulzim Basha dhe jo deputetë apo aleatë të opozitës.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here