Home Sociale Mbetjet urbane, ne 2016 u ricikluan me pak

Mbetjet urbane, ne 2016 u ricikluan me pak

1434
0

Shqiptarët kanë prodhuar më pak mbetje të ngurta urbane gjatë 2016-s. Instituti i Statistikave raporti se në total janë menaxhuar 1.3 milion tonë mbetje nga 1.4 milion ton që ishin një vit më parë.

Çdo banor në Shqipëri prodhoi 373 kilogramë mbetje në vit në 2015, shifër që ishte 396 kilogramë. Niveli i mbulimit të popullatës me shërbime komunitare për menaxhimin e mbetjeve urbane rezulton 68.7 për qind, me një rritje prej 8.7 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Por çfarë mbetjesh prodhojmë? Sigurisht në vend të parë janë ato organike me gati 50 për qind të totalit, për të vazhduar me mbetjet e drurit dhe letrës me 13 për qind, me ato inerte me 11 për qind dhe plastike me 10 për qind.

Mbetjet e menaxhuara janë trajtuar kryesisht duke i depozituar ato në landfille dhe vende të tjera depozitimi të miratuara nga pushtei vendor. Rritja vejtore e përpunimit në landfille është 9 për qind.

Ndërkohë, mbi 3 për qind e mbetjeve janë djegur gjatë vitit 2016. Me rënie është dhe niveli i riciklimit, që ka shkuar nga 25.3% në 17.2% të sasisë totale të mbetjeve. Nga ana tjetër vërehet një tendencë e lehtë uljeje e sasisë së mbetjeve që digjen kryesisht për prodhim energjie termike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here