Home Sociale Maturantet mbarojne provimin e anglishtes

Maturantet mbarojne provimin e anglishtes

1473
0

40 mijë maturantë në gjithe vendin kanë përfunduar provimin e anglishtes.

Provimi ka nisur në orën 08:30 dhe përfundoi rreth orës 12:30 të kësaj të hëne. Maturantët e gjimnazit “Ismail Qemali” kanë ndarë emocionet e para pas provimit.

Ata shprehen se kanë qenë nën vëzhgim të rreptë ndërsa nuk besojnë se teza të ketë dalë para provimit siç u aludua në media.

“Nuk mendoj se mund të dalë teza. Nuk na lanë të komunikojmë, na kanë qëndruar te koka duke na vëzhguar. Në klasë ishte një person që kontrollonte ndërsa edhe ne korridor ka pasur njerëz të tjerë që vëzhgonin”, tha një nxënës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here