Home Aktualitet “Martohu pas fushate”, rrëfen infermieria

“Martohu pas fushate”, rrëfen infermieria

566
0

Ndërsa vazhdojnë përplasjet mes administratës dhe ministrave teknike, ata që po e vuajnë nuk janë nëpunësit që vërtet janë angazhuar në fushatë, por të tjerët, ata që kanë prenotuar vërtet pushime, apo kanë impenjime familjare.
Urdhrat administrativë të ministrave teknikë, ndoshta nuk po lejojnë abuzimet, por bashkë me ta, po ndalojnë njerëzit të martohen. Derisa të mbarojë fushata.

“Martohem këtë javë. Më takon 5 ditë leje, po drejtoresha nuk e firmos se thotë ka dhënë urdhër ministri”, tregon Lumturie Hasa.
Rasti i Lumturisë, e cila punon infermiere, nuk është i vetmi. Punonjësve të administratës u është dashur të ndërpresin pushimet apo t’i shtyjnë ato pasi ministrat në qeveri, të ardhur pas marrëveshjes politike kanë pezulluar lejet për çdo punonjës të administratës deri në datën 30 qershor.

“Në fakt i takon me Kod Pune, por në këto moment është i pamundur të realizohet për shkak të urdhrit të Ministrit. U konsultova me juristen e qendrës për këtë rast dhe është e pamundur”, shpjegon Brunilda Shiroka, drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore Nr 3.

Përveçse nuk lejojnë marrjen e lejes në këtë periudhë ministrat teknikë kanë urdhëruar ndërprerjen e lejeve edhe nëse punonjësit i kanë nisur, dhe se moszbatimi i këtij urdhri shkakton përgjegjësi disiplinore sipas ligjit në fuqi.

Juristët vlerësojnë se urdhrat për lejet e zakonshme nuk janë legjitime, pasi asnjë akt ligjor nuk i jep të drejtë ministrit në lidhje me pushimet vjetore. Bazuar në dispozitat ligjore që rregullojnë shërbimin civil, ministri është epror vetëm për drejtuesit e lartë në ministri dhe jo për titullarët e institucioneve në varësi. Lejet vjetore për nëpunësit civil jepen nga Sekretari i Përgjithshëm dhe nga njësia e burimeve njerëzore. Për këtë juristët vlerësojnë se ministrat teknike kanë tejkaluar kompetencat.

Por ashtu si rrugët drejt zotit, edhe ato drejt pushimeve janë të pafundme.

Nxitur jo aq nga pjesëmarrja në fushatë sesa nga ofertat më të lira për pushime në qershor, ky urdhër duket se megjithatë nuk ka penguar shumë nga punonjësit e administratës të gjejnë rrugë të tjera ligjore për të munguar në punë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here