HYRJE Kuriozitete Maradona kërkon WC luksoze

Maradona kërkon WC luksoze

0
127

Diego Maradona ka kërkuar tualet luksoz gjatë kohës sa do të mbahet Kampionati Botëror i Futbollit, thuhet në një kërkesë të Federatës së Futbollit të Argjentinës, e publikuar në një gazetë të Afrikës së Jugut.

Legjenda e futbollit botëror, Maradona ka kërkuar që “aty ku shkon mbreti në këmbë” të ketë lavaman të ri për larje, guaskë të re, rubinetet të jenë krejtësisht të reja dhe ulëse luksoze “E-Bidet”, shkruan “The Sunday Times”.

“E-Bidet” është një ulëse me ngrohje, që përfshin një aparat për ajër të pastër dhe salltanete tjera për WC. Ky aparat shitet për 358 euro në faqen e internetit “sandman.com” i cili është i faturuar si “ulësja më e mirë e tualetit në botë”.

Kreu i Qendrës së Universitetit Pretoria, ku do të vendoset kampi i Argjentinës më 11 qershor deri më 11 korrik sa do të zgjasë Kampionati Botëror i Futbollit në Afrikën e Jugut, tha se stafi ka marrë një kërkesë speciale nga Federata e Futbollit e Argjentinës për të rimodeluar banjat për legjendën e futbollit argjentinas.

“Federata mendon se lavamanët dhe guaska e tualetit nuk është tamam për standardet e Maradonës”, tha Colin Stier kreu i qendrës Pretoria.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here