Home Ekonomi Maqedonia hap tenderin per linje hekurudhore me Shqiperine

Maqedonia hap tenderin per linje hekurudhore me Shqiperine

588
0

treni-maqedoniMinistria e Financave të Maqedonisë ka shpallur tenderin për përgatitjet e projektit të detajuar dhe dokumentacionit për hekurudhën e re nga Kërçova e Maqedonisë deri në pikën kufitare me Shqipërinë.

Sipas Shkupit, projekti parashikohet në kuadrin e territorit 8. Gjatësia e kësaj hekurudhe do të jetë 63 kilometra, në të do të përfshihet edhe një segment i elektrifikuar. Pjesëmarrja në procedurën e tenderit është e kufizuar për personat juridikë të shteteve anëtare të BE-së, vendet kandidate të BE-së dhe vendeve të përfshira në projekt, ndërsa i tërë tenderi do t’i ndahet vetëm një kompanie apo konsorciumi.

Ankandi për tenderin është caktuar të mbahet më 12 mars të vitit 2013, ku kompanitë mund të marrin pjesë vetëm me një propozim të detajuar. Afati i fundit për zbatimin e aktiviteteve është 24 muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here