Home Aktualitet Maqedonia del kunder BE dhe Shteteve te Bashkuara, i shpall lufte shqiptareve

Maqedonia del kunder BE dhe Shteteve te Bashkuara, i shpall lufte shqiptareve

620
0

macedoniaVetëm dy minuta pas vendimit të presidentit maqedonas, Gjorgji Ivanov për të mos i dhënë mandatin e kryeministrit Zoran Zaev, Sputniku rus e ka dhënë lajmin ndër të parët duke i dhënë një peshë të madhe pjesës tjetër të deklaratës.

“Rrëzohet platforma e Tiranës” e titullon shkrimin me foton e Ivanov që jep edhe lajmin e refuzimit të mandatit. “Ivanov, i cili nuk është votuar nga shqiptarët e Maqedonisë ka dhënë dy vendime me dekretin e tij: së pari i ka shpallur luftë shqiptarëve të Maqedonisë dhe së dyti një shteti fqinj si Shqipëria.

Kjo pasi për herë të parë një drejtues i Shkupit zyrtar e thotë troç se nuk do të lejojë një qeveri që i ka shqiptarët partner. Po çdo të ndodhë pas kësaj? Padyshim ka vetëm një rrugë që kanë zgjedhur Ivanov dhe shefi i tij Gruevski: përplasja me shqiptarët. Një ‘Lagje Trimash’, por me përmasa të mëdha. Sot ka rënë Marrëveshja e Ohrit, por edhe Maqedonia në një farë mënyre.

Ivanov ka refuzuar jo një qeveri, por shqiptarët në qeveri si subjekt i barabartë. I do vetëm për të ndarë poste, por jo plaftorma dhe projekte. Por ajo që është më e rëndësishme është se Ivanov ka rrëzuar SHBA-në dhe BE-në duke zgjedhur Rusinë.

Vetëm mbrëmë Uashingtoni deklaroi që sot duhet t’i jepet mandate Zaevit. Ivanov e ka refuzuar. Që sot është hapur një front i ri në Ballkan, një konflikt i ri që pritet të përshkallëzohet nga dita në ditë./Zhurnal/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here