Home Sport Manchester United shpallet kampion i Europa League, Ajax 0-2 Manchester United

Manchester United shpallet kampion i Europa League, Ajax 0-2 Manchester United

761
0

Manchester United ka mposhtur mbrëmjen e sotme në Stockholm 2-0 Ajaxin dhe është shpallur kampion i Europa League.

Me golin e Pogba në minutën e 18 dhe me golin e Mkhitaryan në minutën e 48, djajtë e kuq kanë arritur të bëjnë të tyre titullin e Europa League për herë të parë në historinë e klubit.

Trajneri portugez, Jose Mourinho udhëhoqi djajtë e kuq drejt këtij titulli që kishte rëndësi të madhe, pasi siguronte kualifikimin direkt në Champions League.

Festa e Manchester United dhe teknikut Mourinho ka qënë e çmendur pas 90 minutshit që i shpalli kampion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here