Home Aktualitet Lushnje, PD terheq komisioneret e 30 qendra. Bllokohet votimi

Lushnje, PD terheq komisioneret e 30 qendra. Bllokohet votimi

561
0

Partia Demokratike ka tërhequr komisionerët e saj, duke bllokuar procesin e votimit në gati 30 qendra votimi në Lushnjë dhe në Divjakë. Komisionerët janë larguar, pasi pretendojnë se jashtë qendrave të votimit qëndrojnë persona, të cilët kërkojnë të ndikojnë te votuesit.

Kjo problematikë është konfirmuar edhe nga kreu i PD-së në Lushnjë, Myslym Murizi. “Problematika ekziston në 30 qendra dhe për këtë arsye janë tërhequr komisionerët”, – thotë Murizi.

Ndërsa për këto raste ka reaguar edhe Erion Braçe, i cili ka thënë për Top Channel se PD-ja po tenton të bllokojë procesin e votimit. Ai ka deklaruar se komisionerët do të procedohen penalisht mbi këtë rast.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here