Home Politike Lulzim Basha shprehet kunder heqjes se licensave te universiteteve

Lulzim Basha shprehet kunder heqjes se licensave te universiteteve

1246
0

bashaLulzim Basha shprehet kunder heqjes se licensave te universiteteve, sipas tij, Rama me vendimin e tij po shkakton shok psikologjik tek studentët.

Mbi çfarë baze u imponon prindërve në Peshkopi, në Kukës, në Sarandë, në Gjirokastër, në Shkodër që të paguajnë qera Tirane e kosto jetese Tirane e të ndahen me fëmijët e ty re, koston e të cilëve e kishin marrë parasy sh në kushtet e arsimimit afër qendrës së banimit. Natyrisht, sistemi ka nevojë për përmirësim, sepse edhe universiteti i Tiranës i cili ka përvojën më të gjatë ka nevojë për përmirësim, imagjinoni filialet. Po si i mbyll me një të rënë të lapsit dhe i nxjerr studentët në një situatë të pamenduar shoku psikologjik në fillim pa përgatitje dhe pastaj përballje të tyre dhe të prindërve të tyre me një faturë të majme financiare”
, tha Basha.

Ai tha se reforma në arsim nuk bëhet në këtë mënyrë.

Ne s’jemi kundër asnjë reforme. Mendojmë se sistemi arsimor ka nevojë për reforma që do ta bëjnë edhe më cilësor dhe më konkurrues, po nuk ka nevojë për “Adhamudhë”. Apo ka diçka më shumë, siç është në sektorin e shëndetësisë ku e bën lëmsh skemën, vetëm e vetëm për të kapur linjat e furnizimit të ilaçeve, siç e bën në fushën e rendit, vetëm e vetëm për të emëruar militantët dhe njerëzit e lidhur me krimin në poste ky çe e pas së cilës narkotrafiku u pesëfishua apo siç e bën me energjinë elektrike, ku ka të paktën 6 muaj që faturat janë minimalisht 40 deri në 100% më të larta se para një viti, apo siç e bëjnë me ndihmën ekonomike që nuk e japin, apo siç e bën me CEZ-in, ku ditën e fundit të Parlamentit, me procedurë të përshpejtuar i falën 3 miliardë dollarë pretendime të palës shqiptare, që sipas ekspertëve ndërkombëtarë ishin plotësisht të fitueshme!?
”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here