Home Sport Luixhi pritet të pasojë De Biasin

Luixhi pritet të pasojë De Biasin

2226
0

Për pak ditë mbushet një muaj nga dorëheqja e trajnerit të kombëtares Xhani De Biasi. Italiani doli i përlotur para medieve dhe tha se aventura e tij në Shqipëri merrte fund dhe se cikli ishte mbyllur. Menjëherë presidenti i FSHF-së nisi “gjuetinë”, por vendi i tij i preferuar mbeti Italia. Një listë e gjatë trajnerësh parakaloi në mediat dhe portalet shqiptare. Inzagi, Zakeroni, Panuçi, Sedorf, Zenga deri të Erikson ishin emrat më të përmendur. Dihet shumë pak për prapaskenat e këtyre negociatave, shifrat që kanë qarkulluar, por duket se në finale kemi një emër që do të zëvendësojë trajnerin Xhani de Biazi.
Ai është Luixhi (Xhixhi) Di Kanio. 59-vjecari i lindur në Matera të Italisë ka një karrierë të gjatë si trajner në ekipe të vegjël dhe të mëdhenj, në Itali dhe jashtë saj. Nuk njihet si një trajner që të jetë fituar trofe të mëdhenj, por e konsiderojnë serioz dhe profesionist në punën e tij.
Mediat sportive shkruajnë se e hëna ose e marta do të jenë ditët në të cilat pritet që të prezantohet tekniku i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit. Panorama shkruan se FSHF nuk ka pranuar që të bëjë sakrifica të mëdha ekonomike. Madje, krahasuar me De Biazin, tekniku i ri i kuqezinjve pritet të përfitojë një pagë vjetore me parametra pak më të ulët sesa Xhani De Biazi në nisje të aventurës së tij me Shqipërinë.


Nëse Duka preferonte të kishte një emër të madh në pankinë dhe këmbënguli për Inzagin, ai refuzoi për arsye që mbeten ende të paqarta. Paga, stafi, synimet ishin ato që bënë që ish-trajneri i Milanit t’i thotë “jo” Shqipërisë.
Po nga doli emri i Di Kanios? Zëra pranë kreut të FSHF-së Duka thanë se ai nuk iu propozua nga ndonjë menaxher futbolli siç ndodh zakonisht. Nuk ishte as ndonjë i afërm i trajnerit italian. Kanë qenë zyrtarë të Federatës Italiane të Futbollit ata që i kanë sugjeruar Dukës emrin e ish-trajnerit të Udinezes, Napolit, QPR-së, etj. Tashmë mbetet zyrtarizimi. Objektivi është marrje e rezultateve të mira në kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018” dhe kualifikimi për në Europianin e vitit 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here