Home ShowBiz Luana Vjollca: “Ma gjeni këtë mashkull, pasi dua të martohem me të”

Luana Vjollca: “Ma gjeni këtë mashkull, pasi dua të martohem me të”

1336
0

luana-vjollca

Është bërë tashmë traditë që prezantuesja simpatike merr buqeta me lule. Të shumtë kanë qenë ata që kanë pyetur se kush është djaloshi që e bën këtë gjest kaq të veçantë. E duket se këtë pyetje e ka bërë edhe vetë Luana. Moderatorja gjatë prononcimit të saj për “Bluetooth” është shprehur se nuk e njeh personin që kaq shpesh i dërgon lule. “Është zmadhuar shumë e gjitha kjo, por e vërtetë është që unë nuk e di se kush mi nis këto lule. Janë bërë të shpeshta tashmë këto buqeta lulesh, por ende nuk kam marrë vesh se kush është porositësi i luleve. Besoj se është i njëjti person, pasi edhe pusullat janë gjithmonë njëlloj. Janë komplimente të shumta që shkruan për mua. E kam shprehur edhe në buqetën e fundit që kam marrë, që do të dëshiroja ta takoja nga afër”. Gjithnjë Luana është shfaqur e befasuar dhe njëherazi edhe e lumtur nga dhurata e përhershme që merr.

Në postimin e fundit ajo është shprehur. “Ma gjeni këtë mashkull, pasi dua të martohem me të”. Por çfarë do të ndodhë realisht nëse një ditë biondja simpatike e “Top Channel”, do ta njohë djalin që i dërgon lule. “Patjetër që do ti jap një shans nëse një ditë do të pranojë të zbulojë identitetin e tij. Jam shumë kurioze ta njoh nga afër se cili është ky djalosh”, mbaron fjalën e saj Luana.

luana-vjollca2

luana-vjollca1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here