LSI nuk ka marreveshje me PS, Meta kerkon postin e Kryeministrit

0
238

Ilir Meta deklaroi pas mbledhjes në kryesisë së LSI, se koalicioni me PS mund të vazhdojë nëse  plotësohen standardet e zgjedhjeve të lira dhe nëse opozita merr pjesë në zgjedhje.

Duke analizuar këtë deklaratë, analisti Henri Çili, e ftuar në studion e #DritaremeRudinën në Vizion Plus, thotë se marrëveshja Rama-Meta ka përfunduar dhe se tani Meta do t’i kërkojë Bashës postin e kryeministrit.

“Vendimi i Metës ishte një vendim i pritshëm dhe i logjikshëm. Koalicioni nuk është më. Ka nisur një moment i ri politik për Shqipërinë që tregon se PS dhe LSI nuk do të futen bashkë në zgjedhje.

Kemi një realitet të ri. Në mënyrë logjike LSI dhe Meta nuk mund t’i realizojnë objektivat e tyre me Ramën, pasi duan të njëjtën gjë. Nëse do të ishin në ekuilibër nuk do të kishte kaq shumë konflikte. Por kjo tregon se nuk ka ekuilibër”, thotë Çili.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here