HYRJE Politike “LSI e ka të faktuar me pamje filmike vjedhjen e votave…”

“LSI e ka të faktuar me pamje filmike vjedhjen e votave…”

0
23

Nora Malaj, e cila aktualisht mban postin e zëvendësministres së Arsimit, katër vitet e ardhshme do të jetë deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim. LSI thotë se PS i vodhi zgjedhjet dhe për këtë ka prova bindëse, sipas Nora Malajt.

“Prova bindëse?! Sa të duash… Në të gjitha kutitë që u hapën në zonën time mbizotëronin parregullsi, që nga kuti fiktive të mbushura me fletët votimi nga një njeri që u nxorën të pavlefshme, deri te votime familjare ku i kam konstatuar vetë dhe deri te procesverbale të parregullta, të gjitha të dokumentuara.

Për të mos thënë pastaj për presione te komisionarët që të shisnin vota. Tashmë LSI i ka të dokumentuara të gjitha shkeljet me pamje filmike dhe do t’i çoj për procedim” shprehet Malaj. Pas 8 vitesh si zëvendësministre e Arsimit, ku ka qenë pjesë e këtij institucioni, si gjatë qeverisjes së djathtë ashtu edhe të majtë, ajo do të jetë në opozitë.

 

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here