Home ShowBiz Lori dhe Sara shesin rrobat e tyre online

Lori dhe Sara shesin rrobat e tyre online

1594
0

lori-hoxha-sara-hoxhaMotrat Hoxha kanë zgjedhur një mënyrë interesante për të shitur gjërat që ‘i kanë dalë nga qejfi’. Lori dhe Sara, falë aplikacionit “Depop”, kanë nxjerrë në shitje të gjitha veshjet që nuk i përdorin më, dhe një përqindje të të ardhurave do të shkojë për bamirësi.

Personat e interesuar jo vetëm që do të kenë mundësinë të blejnë me çmim të përgjysmuar veshje të markave prestigjioze, por do të shtojnë në garderobën e tyre hyrje të reja, që vazhdojnë të jenë në modë dhe në gjendje shumë të mirë.

Ajo që vihet re nga fotot që vetë Sara ka postuar në Instagram, ku ka bërë me dije edhe nismën e tyre, është se pjesa më e madhe e veshjeve që motrat kanë nxjerrë në shitje janë me ngjyra të ndezura. Pra mesazhi është, investoni me ngjyra klasike, që nuk vdesin kurrë, ndryshe do ta rinovoni garderobën një herë në 3 muaj!

lori-hoxha-sara-hoxha-depop

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here