Home Aktualitet Londër, arrestohen 6 shqiptarë. Trafik të qenieve njerëzore

Londër, arrestohen 6 shqiptarë. Trafik të qenieve njerëzore

628
0

Gjashtë shqiptarë janë arrestuar sot në Britaninë e Madhe pas një sërë operacionesh të policisë, përfshirë edhe atë të Londrës, nën akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore.

Arrestimet u kryen nga Oficerët e zonës Kent, në zonat e Walsall, West Midlands; St Albans, Hertfordshire, dhe në të gjithë Londrën.

Ndërkaq, policia franceze ka arrestuar disa persona të tjerë që kanë lidhje me arrestimet në Londër.

Një zëdhënës i policisë së rajonit Kent tha se të arrestuarit e sotëm do të merren në pyetje nga oficerët e stacionit verior të Kent.

Inspektori i policisë Edi Fox tha se këto arrestime ishin kurorëzimi i një pune të gjatë dhe shumë bashkëpunuese, me policinë franceze.

“Ata kanë kryer sot nje numër të madh arrestimesh, duke shënuar kështu një bashkëpunim të frytshëm, dhe për pasojë kriminelet nuk mund të na shpëtojnë më për shkak të barrierave mes vendeve të ndryshme”- tha Fox

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here