Home Aktualitet Llotaria Amerikane, udhëzimet për të regjistruar një fotografi dixhitale

Llotaria Amerikane, udhëzimet për të regjistruar një fotografi dixhitale

8826
18

Udhëzimet për të regjistruar një fotografi dixhitale
Një fotografi dixhitale e juaja, e bashkëshort-it/es tuaj dhe secilit fëmijë duhet regjistruar në Internet së bashku me Formularin Elektronik të DV-së. Fotografia mund të prodhohet ose nga një aparat fotografik elektronik dixhital, ose duke e skanuar fotografinë me një skaner dixhital. Fotografia duhet të jetë në përputhje me specifikimet kompozuese (përbërëse) dhe teknike dhe mund të prodhohet në një nga këto mënyra: duke nxjerrë një fotografi dixhitale ose duke përdorur një skaner dixhital i cili të skanojë fotografinë. Personat që do të kryejnë aplikimin për llotari mund të testojnë fotot e tyre për përshtatshmërinë duke përdorur link-un e vlefshmërisë së fotos në faqen e aplikimit të llotarisë përpara se ta nisin aplikimin e tyre. Faqja e vlerësuesit të fotografisë (photo validator) përmban këshilla të mëtejshme teknike mbi kompozimin e fotos, përmes shembujve të fotografive të pranueshme dhe fotografive jo të pranueshme.
Specifikimet e Përbërjes së Fotografisë: Fotografia dixhitale me të cilën do të aplikoni për llotarinë duhet të jetë në përputhje me specifikimet e përbërësit të fotografisë, ndryshe regjistrimi mund të mos kualifikohet.

Pozicioni i Kokës

  • Personi që fotografohet duhet të jetë me fytyrë drejt aparatit.
  • Koka e personit nuk duhet të jetë pozicionuar lart, poshtë ose anash.
  • Lartësia e kokës ose përmasa e fytyrës (matur nga maja e kokës duke përfshirë edhe flokët deri tek pjesa e poshtme e mjekrës) duhet të jetë nga 50% deri 69% të lartësisë totale të fotografisë. Lartësia e syve (matur nga pjesa e poshtme e fotografisë deri tek niveli i syve) duhet të jetë nga 56% deri 69% te lartësisë së fotografisë.

Sfondi
Personi që do të fotografohet duhet të jetë përpara një sfondi të bardhë e të ndriçuar.
Fotografitë me sfond të errët ose me ngjyra të ndryshme nuk do të pranohen.
Epiqendra (fokusi)
Fotografia duhet të jetë në fokus.
Sendet Dekorative:
Fotografitë në të cilat personi që fotografohet mban syze dielli, apo sende që zvogëlojnë sipërfaqen e fytyrës, nuk do të pranohen.
Mbulimet e Kokës dhe Kapelet
Pranohen vetëm fotografitë ku aplikanti ka vendosur shami apo kapele për shkak të besimit fetar; por edhe në këtë rast fytyra nuk duhet mbuluar. Fotografitë ku aplikanti ka mbuluar fytyrën jo për shkak të besimit fetar nuk do të pranohen; fotografi të personelit ushtarak, të flotës ajrore, ose të çdo personeli tjetër që mban kapele, nuk do të pranohen.
Kërkohen fotografi me ngjyra me thellësi “24-bit”. Fotografitë me ngjyrë mund të shkarkohen nga një aparat fotografik dixhital në kompjuter ose ato mund të skanohen në kompjuter. Në qoftë se ju përdorni një skaner, përbërja e fotografisë duhet të jetë “TrueColor” ose “24-bit”. Shikoni kërkesat shtesë të skanimit si më poshtë.
Specifikimet Teknike të Fotografisë
Dërgimi i fotografisë dixhitale duhet të jetë në përputhje me specifikimet përkatëse, përndryshe sistemi automatikisht nuk do të lejojë të plotësoni formularin e aplikimit të llotarisë dhe do të njoftojë aplikantin.

Nxjerrja e fotografisë me aparat dixhital.

Në qoftë se fotografia është bërë me anë të një aparati dixhital duhet të ndiqen këto specifikime:
Lloji i Formatit të Fotografisë: Fotografia duhet të jetë e formatit JPEG
Madhësia e Fotografisë: Maksimumi i madhësisë së fotografisë duhet të jetë 240 KB
Rezolucioni dhe përmasat e Fotografisë: Dimensionet minimale të pranueshme jane 600 pika (pixels) e lartë me 600 pika (pixels) e gjerë. Përmasat pixel të fotografisë duhet të jenë në një përpjestim të drejtë (që do të thotë lartësia duhet të jetë e barabartë me gjatësinë)
Thellësia e Ngjyrave të Fotografisë: Fotografia duhet të jetë me ngjyra (24-bit per pixel). Fotografitë 24 bit bardhezi ose 8 bit nuk do të jenë të pranueshme.
Skanimi i Fotografisë që do të Dërgohet.

Përpara se fotografia të skanohet ajo duhet të ketë keto specifikime të stampimit (printimit). Nëse fotografia është me ngjyra dhe me specifikimet e stampimit skanojeni duke përdorur si më poshtë specifikimet e skanerit:
Rezolucioni i Skanimit: Të skanohet me rezolucion të paktën 300 dots per inch (dpi)
Lloji i Formatit të Fotografisë: Fotografia duhet të jetë e formatit JPEG
Madhësia e Fotografisë: Maksimumi i madhësisë së fotografisë duhet të jetë 240 KB
Rezolucioni i Fotografisë: 600 me 600 pika (pixels)
Thellësia e Ngjyrave të Fotografisë: Ngjyra 24-bit (Shënim: Fotografi bardhezi, monokrome, ose stil gri nuk do të pranohen)

Modifikimi e fotografise mund te behet me Phootoshop:

1. Pasi te keni hapur fotografine me fotoshop ne te djathte gjenden disa ikona.

2. Klikoni tek ikona qe tregohet ne figure me  katror te kuq. CROP

3. Me pas tek 2 fushat qe jane treguar me jeshile do shkruani 600 (ky eshte rezolucioni 600 px me 600 px)

4. Me pas shkoni tek fotografia juaj dhe duke mbajtur shtypur butonin e majte te mausit inkuadroni fytyren tuaj sipas specifikimeve ne figuren e dhene.

5. Pasi te jeni te sigurte qe permasat e kokes dhe distancat jane te duhura shtypni ENTER

6. Me pas shkoni tek File -> Save As

7. Tek dritarja qe hapet zgjidhni formatin JPEG

8. Zgjidhni direktorine ku do ta ruani dhe me pas SAVE

Duhet te keni parasysh qe fotografia nuk duhet te kaloje 240 kB

9. Per te kontrolluar nese foto eshte e vlefshme apo jo shkoni tek adresa e meposhtme

http://www.dvlottery.state.gov/photo.aspx

dhe pasi te keni uploduar foton klikoni Chek Photo

18 COMMENTS

  1. une i vura fotot 600-600 po sfondi nuk qe i bardh po e bera foton me kamren e kumpiutrit po konfirmimi me erdhi dhe kodi kjo eshte e sakt,,, apo duhet te ndrroj fotot e si mund ta bej kete

  2. Kam lexuar komente të ndryshme mbi mënyrën dhe tipin e fotografisë që duhet bashkëngjitur formularit që mbushet për aplikim.Shumë ja hedhin fajin që nuk kanë fituar dhe fotografisë, që mund të mos jetë bërë sipas kërkesave të duhura.Dyshim që më është futur dhe mua.Do të më pëlqente të lexoja ndonjë shpjegim lidhur me këtë fakt.Mendoj që mqs. programi të jep mundësi të testosh se foto është sipas parametrave të duhura dhe një herë që të është pranuar dhe dërguar kodiçe alfanumeriko besoj që fotografia është në rregull.për informacion fotot e mia i kam realizuar me ndihmën e një skaneri.

  3. Une dhe familia ime kemi aplikuar për 2 vjet rrjesht(2009;2010)pa rezultat pozitiv.Aplikimi i fundit, relativo për vitin DV2012,la shumë për të dëshëruar dhe përsa i përket korrektësisë dhe besimit në sistemin elektronik të seleksionimit.Përveç këtij fakti, vumë re dhe diçka tjetër: dixhitando një emër të sajuar dhe një kodiçe të sajuar, veç e veç apo dhe të dyja bashkë të vjen pergjigjia “nuk je selecionuar”.Një shpjegim për këtë mund të nënkuptohet por nuk më duket shumë bindës.

  4. Perderisa ke mbaruar 3 vjecarin quhesh e diplomuar.
    po nqs te vjen konfirmimi dhe kodi personal do te thote qe eshte plotesuar me sukses.

  5. me falni qe insistoj,i kam te qarta opsionet por nuk jam e sigurt nese duhet ta shkruaj universitet e diplomuar meqnese une kam marre nje diplome ne 3-vjecar.nuk dua qe per nje gabim kaq fatal te skualifikohem.faleminderit

  6. Foto duhet te jete patjeter 600px me 600 px. perndryshe nuk kualifikohesh.
    Persa i perket shkolles keto jane opsionet qe mund te zgjedhesh gjate plotesimit:
    (1) Vetëm Shkollë Fillore,
    (2) Shkollë të Mesme, i/e pa diplomuar,
    (3) Shkollë të Mesme, i/e diplomuar
    (4) Shkollë profesionale (cilëso 3-vjeçare ose 5-vjeçare),
    (5) Disa Kurse Universitare,
    (6) Universitet, i/e diplomuar,
    (7) Disa Kurse me nivel Pas-Universitar,
    (8) Master, i/e diplomuar,
    (9) Disa Kurse me nivel Doktorature,
    (10) Doktoraturë, i/e diplomuar.

  7. Mirembrema, eshte patjeter e detyruar qe formati i potos te jete 600*600 pixel po nqs eshte 591*591?universiteti yne eshte 3+2 edhe ne 3 merr diplome a mund te quhem e diplomuar ne universitet?po +2 si mund te quhet?faleminderit

Leave a Reply to eda Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here