Home Aktualitet Llotaria amerikane, keni ende shpresa

Llotaria amerikane, keni ende shpresa

936
0

Gjithë të zhgënjyerit nga humbja në Lotarinë amerikane mund të kenë edhe një tjetër shpresë. Ambasada amerikane ne Tirane, permes nje njoftimi ne rrjetet sociale ben me dije se ku mund te kontrollojne pergjigjet te gjithe te interesuarit qe kane aplikuar per llotarine amerikane.

Interesit të madh të shqiptarëve, për pyetje nga më të ndryshmet, edhe nëse duhet të shpresojnë për ndonjë përzgjedhje më vonë, apo raund të dytë fituesish, ambasada u ka dhënë përgjigje, duke i këshilluar të kontrollojnë vazhdimisht.

Qytetarja: A Ka nje kohe te percaktuar. Ky kerkim ….ne shtator apo..c do muaj

Ambasada: Sugjerimi im do të ishte një herë në muaj. Ka ndodhur që ka patur edhe raund të dytë përzgjedhjesh, siç u bë vjet në shtator me DV-2017.

Njoftimi i ambasadës:

Përshëndetje të gjithëve! Unë po postoj një ditë më përpara se zakonisht për shkak të një njoftimi të veçantë: a keni aplikuar për Vizën e Shumëllojshmërisë DV-2018? Që sot, ju mund të kontrolloni nëse ju jeni një nga të përzgjedhurit me fat për DV-2018. Kontrolloni statusin tuaj këtu:http://dvlottery.state.gov/esc
Ju uroj shumë fat! Me kënaqësi do t’i përgjigjem pyetjeve tuaj sot dhe gjatë javës!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here