HYRJE Aktualitet Llotaria Amerikane: Ja kush eshte procedura e plote e aplikimit

Llotaria Amerikane: Ja kush eshte procedura e plote e aplikimit

150
3295

Programi i Vizave të Emigrantëve të Diversitetit i autorizuar nga Kongresi administrohet në bazë vjetore nga Departamenti i Shtetit dhe mbikqyret nën kushtet e Seksionit 203(c) të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (INA). Seksioni 131 i Aktit të Emigracionit i vitit 1990 (Pub. L. 101-649) u ndryshua në Aktin e Kombësisë 203 dhe mundëson një kategori emigrantësh të njohur si “emigrantët e shumëllojshmërisë”. Seksioni 203(c) i Aktit të Emigracionit parashikon një maksimum prej 55.000 vizash emigrimi llotarie (DV) për çdo vit fiskal që u vihen në dispozicion personave nga vendet me nivel të ulët emigrimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për vitin fiskal 2012, do të jenë të disponueshme 50,000 viza emigrantësh të shumëllojshmërisë (të llotarisë).
Programi vjetor i llotarisë i bën vizat të disponueshme personave të cilët plotësojnë kushtet e thjeshta, por të rrepta, të kërkuara të pranueshmërisë. Një kompjuter përzgjedh rastësisht të zgjedhurit për vizën e llotarisë. Vizat shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike, ku pjesa më e madhe e vizave do t’i shkojë rajoneve me raport më të ulët emigracioni, dhe asnjë vizë nuk u shkon shtetasve të vendeve që kanë dërguar më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në periudhën e pesë viteve të fundit. Një shtet i vetëm brenda çdo rajoni gjeografik nuk mund të marrë më shumë se shtatë përqind të vizave të llotarisë së disponueshme të atij viti.
Për llotarinë e vitit 2015, vendasit e shteteve të mëposhtme nuk janë të pranueshëm për të aplikuar sepse këto shtete kanë dërguar një shumë prej më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në pesë vitet e shkuara:
BRAZILI, KANADA, KINA (të lindur brenda), KOLUMBIA, REPUBLIKA DOMENIKANE, EKUADORI, EL SALVADORI, GUATEMALA, HAITI, INDIA, XHAMAJKA, MEKSIKA, PAKISTANI, PERUJA, FILIPINET, POLONIA, KOREJA E JUGUT, MBRETËRIA E BASHKUAR (Përveç Irlandës së Veriut) dhe territoret që varen prej saj, dhe VIETNAMI.
Personat e lindur në Hong Kong SAR, Macau SAR, dhe Taivan janë të pranueshëm për të aplikuar.
Për llotarinë e vitit 2012, asnjë shtet nuk është shtuar apo hequr nga lista e kaluar e vendeve të pranueshme.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbatuar sistemin e regjistrimit elektronik duke filluar që nga llotaria e vitit 2005 për ta bërë procesin e llotarisë sa më efikas dhe të sigurtë. Departamenti përdor teknologji speciale dhe mënyra të tjera për të identifikuar ata persona që kryejnë mashtrim për qëllime emigracioni ilegal ose për ata persona që aplikojnë më shumë se një herë brenda të njëjtit vit.

PERIUDHA E REGJISTRIMIT TË LLOTARISË DV-2015

Regjistrimet (aplikimet) për llotarinë e vitit 2015 duhet të dërgohen elektronikisht duke filluar në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4), E martë, 1 Tetor 2013, dhe përfundojnë në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4) E mërkurë, 02 Nëntor 2013. Aplikantët mund të plotësojnë elektronikisht formularin e aplikimit të llotarisë në http://www.dvlottery.state.gov gjatë periudhës së regjistrimit. Aplikimet me letër nuk pranohen. Aplikantët janë të lutur të mos presin deri javën e fundit të regjistrimit të periudhës së aplikimit, pasi kërkesat e shumta mund të krijojnë mbingarkesë në sistem dhe vonesë të regjistrimit të aplikimit. Asnjë aplikim nuk do të pranohet mbas mesditës, Ora Ditore Lindore, më 2 Nëntor 2013.

KËRKESAT PËR APLIKIM
Vendasit (të lindurit) në një nga shtetet që kualifikohen: Në shumicën e rasteve kjo nënkupton shtetin në të cilin ju keni lindur. Gjithsesi, ka edhe dy mënyra të tjera me të cilat ju mund të kualifikoheni. Mënyra e parë: nëse ju keni lindur në një vend ku vendasit e të cilit nuk mund të aplikojnë për llotarinë, por bashkëshort-i/ja juaj ka lindur në një vend ku vendasit e të cilit kanë të drejtë për të aplikuar, ju mund të deklaroni vendin e lindjes së bashkëshort-it/es – me kushtin që ju dhe bashkëshort-i/ja jeni listuar në aplikimin e përzgjedhur, atëherë juve do t’ju lëshohet viza dhe do të hyni në Sh.B.A.. Mënyra e dytë: nëse ju keni lindur në një shtet ku vendasit nuk mund të aplikojnë për llotarinë, por asnjëri nga prindërit tuaj s’ka lindur apo banuar atje në kohën kur ju keni lindur, atëherë ju mund të deklaroni si vendlindje një nga vendlindjet e prindërve tuaj, nëse ky vend është vend i kualifikueshëm për programin e DV-2015-ës.
– Për t’u regjistruar në llotari, ju duhet të plotësoni ose kërkesat e edukimit ose të eksperiencës së punës të kualifikueshme të programit të llotarisë: Ju duhet të keni ose një edukim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë 9-vjeçar dhe i mesëm; OSE të keni 2 vjet eksperiencë pune brenda 5 viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse eksperienca e punës kualifikohet për llotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine. Për më shumë informacion rreth eksperiencës së punës së kualifikueshme, shikoni Përgjigjen e Pyetjes 13 të këtij instruksioni.
Në qoftë se ju nuk mund të plotësoni asnjërën prej këtyre kërkesave, ju NUK duhet të aplikoni në Programin e Llotarisë.

PROCEDURAT PËR APLIKIMIN E LLOTARISË DV-2015

Departamenti Amerikan i Shtetit do të pranojë vetëm formularët elektronikë që plotësohen nëpërmjet faqes së internetit http://www.dvlottery.state.gov gjatë periudhës së regjistrimit duke filluar nga mesdita, Ora Ditore Lindore (GMT-4), E martë, 1 Tetor 2013, dhe përfundon në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4) E mërkurë, 02 Nëntor 2013.
–  Në qoftë se është marrë më shumë se NJË regjistrim (aplikim) për një individ, atëherë të gjitha regjistrimet (aplikimet) në emër të këtij individi do të skualifikohen, pavarësisht se kush e ka dërguar aplikimin. Ju mund ta kryeni vetë aplikimin për llotarinë, ose dikush tjetër mund ta kryejë atë për ju.
– Mbasi regjistrimi të jetë kryer me sukses, juve do t’ju paraqitet një faqe konfirmimi që përmban emrin tuaj dhe një numër unik konfirmimi. Ju duhet ta printoni këtë faqe konfirmimi dhe sigurohuni që ta ruani numrin tuaj të konfirmimit. Duke filluar nga data 1 Maj 2011, ju do të keni mundësi të kontrolloni statusin e DV-2015 të aplikimit tuaj në Internet http://www.dvlottery.state.gov tek “Entry Status Check” duke vendosur numrin e konfirmimit tuaj dhe informacionin tuaj personal.

INFORMACIONI I KËRKUAR PËR REGJISTRIMIN ELEKTRONIK

Ka vetëm një mënyrë per të aplikuar për llotarinë DV-2015. Ju mund të dërgoni DS 5501, Formulari e Aplikimit Elektronik të Llotarisë, të cilën mund ta gjeni vetëm në faqen e internetit www.dvlottery.state.gov. Mosplotësimi i formularit plotësisht do të skualifikojë aplikimin. Formulari i regjistrimit do t’ju kërkojë që të përfshini informacionin e mëposhtëm në Formularin e Aplikimit Elektronik të Llotarisë.

1. EMRI I PLOTË – Mbiemri, Emri, Emri i Mesit (vetëm nëse keni; mos shënoni si emër mesi emrin e babait tuaj)
2. DATA E LINDJES – Data, Muaji, Viti
3. GJINIA – Mashkull ose Femër
4. QYTETI I LINDJES
5. SHTETI I LINDJES – Emri i shtetit duhet të jetë ai i cili aktualisht është përdorur si vendi ku keni lindur.
6. SHTETI I PRANUESHËM OSE I KUALIFIKUESHËM PËR PROGRAMIN E LLOTARISË – Vendi juaj i pranueshëm normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Vendi juaj i pranueshmërisë nuk ka lidhje me shtetin ku ju banoni. Nëse ju keni lindur në një vend i cili nuk është i pranueshëm për programin e llotarisë DV, ju lutemi rishikoni instruksionet për të parë nëse gjendet ndonjë opsion tjetër për ju si vend i kualifikueshëm për programin e llotarisë. Për më shumë informacion për kualifikueshmërinë, ju lutemi shikoni “Pyetjen #1” të këtyre instruksioneve.
7. FOTOGRAFIA E REGJISTRIMIT – Shikoni informacion teknik tek Specifikimet e fotografisë. Sigurohuni që të përfshini fotografinë tuaj, të bashkëshort–it/es dhe të gjithë fëmijët tuaj nëse aplikohet. Shikoni Pyetje të Bëra Shpesh #3.
8. ADRESA E POSTËS – Në kujdes të…, Rruga, Lagjia, Numri i Pallatit ose Shtëpisë, ose Fshati/Komuna, Qyteti, Shteti;
9. VENDI KU JETONI SOT
10. NUMRI I TELEFONIT (Jo i Detyrueshëm)
11. ADRESA E POSTËS ELEKTRONIKE (EMAIL) – shkruani një adresë të postës elektronike (e-mail) në të cilën ju keni akses të plotë dhe direkt. Ju NUK do të merrni një letër zyrtare që jeni përzgjedhur në këtë adresë. Gjithsesi, nëse aplikimi/hyrja juaj përzgjidhet dhe ju i përgjigjeni njoftimit të përzgjedhjes përmes Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entry Status Check), ju do të merrni në vazhdim njoftime me e-mail nga Qendra Konsullore në Kentucky (QKK) mbi detaje për intervistën e vizës emigruese, e mundësuar nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entry Status Check).
12. CILI ËSHTË NIVELI MË I LARTË I EDUKIMIT QË KENI ARRITUR, DERI NË KËTË DITË? – Ju duhet të tregoni cilin nivel më të lartë të edukimit që ju përket juve: (1) Vetëm Shkollë Fillore, (2) Shkollë të Mesme, i/e pa diplomuar, (3) Shkollë të Mesme, i/e diplomuar (4) Shkollë profesionale (cilëso 3-vjeçare ose 5-vjeçare), (5) Disa Kurse Universitare, (6) Universitet, i/e diplomuar, (7) Disa Kurse me nivel Pas-Universitar, (8) Master, i/e diplomuar, (9) Disa Kurse me nivel Doktorature, (10) Doktoraturë, i/e diplomuar.
13. STATUSI MARTESOR – i/e Pamartuar, i/e Martuar, i/e Divorcuar, i/e Ve, ose Ligjërisht i/e Ndarë.
14. NUMRI I FËMIJËVE – Regjistrimet duhet të përfshijnë emrin, datën, dhe vendin e lindjes së bashkëshort-it/es suaj dhe të gjithë fëmijët natyralë. Regjistrimet duhet gjithashtu të përfshijnë të gjithë fëmijët ligjërisht të adoptuar nga ju dhe thjeshtërit që janë të pamartuar ose nën moshën 21 në datën e regjistrimit tuaj elektronik, edhe në qoftë se ju nuk jeni më i martuar ligjërisht me prindin e fëmijës, edhe nëse bashkëshort-i/ja ose fëmijët aktualisht nuk banojnë me ju dhe/ose nuk do të emigrojnë me ju. Mbani mend se fëmijët e martuar dhe fëmijët 21-vjeç e sipër nuk kanë të drejtë të përfitojnë llotari prej jush; megjithatë, ligji i SHBA-së i mbron fëmijët nga “mosha” në rrethana të caktuara. Nëse regjistrimi juaj për llotari elektronike është bërë përpara se fëmija i pamartuar të mbushë 21-vjeç, ndërsa fëmija mbush 21-vjeç para pajisjes me vizë, ai/ajo mund të jetë i mbrojtur nga kalimi i moshës 21 vjeç sipas Aktit për Mbrojtjen e Statusit të Fëmijëve dhe të trajtohet sikur ai/ajo të ishin nën 21-vjeç për qëllime të proçesit të vizës. Mospërfshirja e të gjithë fëmijëve të cilët përfitojnë, do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave për rastin në kohën e intervistës për vizë. Për më tepër, shiko Pyetjet të Bëra Shpesh #11.
15. INFORMACION PËR BASHKËSHORT-IN/EN – Emri, Data e lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Shteti i Lindjes, dhe Fotografia. Mospërfshirja e bashkëshort-it/es tuaj do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave për rastin në kohën e intervistës për vizë. Ju duhet të përfshini bashkëshort-in/en tuaj edhe nëse keni ndërmend të divorcoheni përpara se të hyni në intervistë për vizë.
16. INFORMACION PËR FËMIJËT – Emri, Data e lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Vendi i Lindjes, dhe Fotografia: Përfshini të gjithë fëmijët siç deklarohet më sipër në pyetjen # 14.

Per me shume informacion vizitoni faqen web te Ambasades Amerikane ne Shqiperi http://tirana.usembassy.gov/dv.html

150 KOMENTET

  1. Pershendetje
    Aplikimet per DV Lottery 2013 fillojne ne 4 Tetor 2011 dhe mbarojne ne 5 Nentor 2011. Per instruksione te metejshme ju lutem te prisni pasi nuk jane publikuar akoma. faleminderit

  2. ju lutem ne pyetjen 8,ku thuhet adresa,rruga,nr pallatit etj.une banoj ne mengel te komunes labinot.si ti plotesoj,pasi duhen plotesuar te gjithe hapesirat.

  3. me thoni ju lutem,nqs nuk e ke mbaruar akoma shkollen e larte ke nga alternativat duhet qe te plotesosh from Tiranë, Albania

    me thoni ju lutem , nqs nuk e ke mbaruar akoma shkollen e larte ke nga alternativat duhet te plotesosh

  4. po nese nuk ke nr ruge apo pallati si duhet plotesuar, dhe nqs ke lindur ne rethin e gjirokastres dhe jo ne gjirokaster ke duhet te shkruash qytet te lindjes

  5. UNE PARA 4 VJETEVE APLIKOVA PER LOTARINE AMERIKANE DHE ME RA AFATIN E GREEN CARD E KISHA VETEM 1 MUAJ POR NUK DISHA TI PLOTESOJ DOKUMENTET DHE ASNJERI NUK ME NDIHMOJ DHE AFATI ME KALOJ E TANI UNE E DI SE NUK MUND TE APLIKOJSH ME TEPER SE 1 HERE A GJATE VITIT APO GJATE JETES QE TANI TE KEM TE DREJTE TE APLIKOJ PERSERI

  6. Pershendet.

    te lutem mund te me thoni kur mund te dergoj application form per vitin 2012?

    Faleminderit

  7. ju lutem mund te me tregoni se si eshte procedura e paplikimit per fotgrafin online sepse kur doja te aplikoja nuk vitin e kaluar fotografin nuk ma mori dhe qe keshtu nuk munda te aplikoja.
    me padurim pres pergjigjen tuaj . ju faleminderit
    me respekt vera

  8. Ju lutem mund te me jepni informacion kur fillojne aplikimet per llotarine amerikane per kete vit.

  9. Do doja te doja se per kete vit do te kete aplikime per llotari dhe nese po a mund te me thoni se kur mund te fillojne ……?

  10. pershendetje kur fillojne aplikimet per 2014?
    A ka nonje problem qe bashkeshorti im im ka mbaruar 8 vjet dhe me pas ka ber dy vjet shkolle profesinale por nuk ka arritur te marr nje diplom?

  11. ju lutem a ka mundesi te me tregoni kur fillon aplikimi i llotarise amerikane per kete vit ju lutem nese e din ndo kush me tregoni flm

  12. Kam nje shqetesim per fotografine ! Ne foton time duket pak nje cep hije ne mengen e kemishes , , do te jet kjo nje pengese ose skualifikm per mua ? Cfar duhet te bej ? Nqs riaplikoj , me suguri mund te skualifikohem ! Flm

  13. @Sani: Nuk duhet te aplikosh perseri, perndryshe skualifikohesh. E rendesishme eshte te jete fytyra e qarte dhe mos kete modifikime. Nese backgroundi eshte i bardhe dhe i qarte nuk ka problem.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here