Home Aktualitet Llotaria Amerikane 2016, Ambasada e SHBA publikon kriteret

Llotaria Amerikane 2016, Ambasada e SHBA publikon kriteret

1337
4

llotaria-amerikaneAmbasada e SHBA në Tiranë publikoi dje kushtet për të aplikuar për vizë amerikane në Lotarinë DV-2016. Regjistrimi në këtë llotari nis në 1 tetor dhe përfundon më 3 nëntor.

Pranueshmëria për të Aplikuar:

Kërkesa #1:
Individët të lindur në një vend, vendasit e të cilit kualifikohen për të aplikuar për programin e lotarisë, mund të jenë të pranueshëm për të aplikuar.
Nëse nuk keni lindur në një vend të pranueshëm për të aplikuar për lotarinë, ka dy mënyra me anë të të cilave ju mund të kualifikoheni.

– A ka lindur bashkëshorti/ja juaj ka në një vend të pranueshëm për të aplikuar për lotarinëë Nëse po, ju mund të deklaroni vendin e lindjes së bashkëshortit/es në regjistrimin për lotarinë- me kushtin që emri juaj dhe i bashkëshortit/es të jetë i renditur në aplikimin e përzgjedhur, t’ju lëshohet viza, dhe të hyni në SHBA në të njëjtën kohë.

– A keni lindur në një shtet, vendasit e të cilit nuk janë të pranueshëm për të aplikuar për lotarinë, por asnjëri nga prindërit tuaj s’ka lindur, apo s’ka qenë rezident i ligjshëm atje në kohën kur ju keni lindurë Nëse po, ju mund të deklaroni si vendlindje një nga vendlindjet e prindërve tuaj, nëse ky vend është vend i kualifikueshëm për programin e DV-2016. Për më shumë detaje mbi kuptimin e paragrafit të mësipërm, lexoni Pyetje të Shtruara Shpesh.

Kërkesa #2:
Çdo aplikant duhet të plotësojë ose kërkesat e arsimit ose kërkesat e eksperiencës së punës të programit të lotarisë, si vijon:
OSE
– Një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm;
OSE
– dy vjet përvojë pune brenda pesë viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse përvoja e punës kualifikohet për lotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine.
Për më shumë informacion rreth eksperiencës së punës së kualifikueshme, lexoni Pyetje të Shtruara Shpesh më poshtë.
Ju NUK duhet të aplikoni në Programin e Lotarisë në qoftë se ju nuk mund të plotësoni të dyja kërkesat e mësipërme.

Periudha e regjistrimit
Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2016 duhet të kryhet në mënyrë elektronike në: www.dvlottery.state.gov, midis mesditës, Orës Ditore Lindore (EDT) (GMT-4), e mërkurë, 1 tetor 2014, dhe mesditës, Orës Standarte Lindore (EST) (GMT-5), e hënë, 3 nëntor 2014. Mos prisni deri në javën e fundit të periudhës së regjistrimit, pasi kërkesat e shumta mund të shkaktojnë mbingarkesë të faqes së internetit. Aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara nuk do të pranohen. Ligji lejon vetëm një regjistrim për cdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për t’u vënë në dijeni të regjistrimeve të shumëfishta. Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrimi do të skualifikohen.

Plotësimi i regjistrimit elektronik për Programin e Lotarisë DV-2016.
Dërgoni Formularin Elektronik të Regjistrimit për Vizën e Shumëllojshmërisë (E-DV Entry Form ose DS-5501) online në faqen zyrtare www.dvlottery.state.gov. Regjistrimet e papërfunduara nuk do të pranohen. Regjistrimi për Programin e Lotarisë është falas.

Jeni të inkurajuar të plotësoni vetë formularin e regjistrimit, pa ndihmën e një “këshilltari për viza”, “agjenti të vizave” ose personave të tjerë që ju ofrojnë ndihmë. Nëse është dikush tjetër që ju ndihmon, duhet të jeni të pranishëm në momentin e përgatitjes së regjistrimit, në mënyrë që t’u përgjigjeni të gjitha pyetjeve në mënyrë sa më të saktë, të merrni faqen e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të pajiseni me faqen e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit.
Pa këtë informacion, nuk do të jeni në gjendje të hyni në sistemin online, i cili do t’ju informojë mbi statusin e regjistrimit tuaj. Duhet të jeni të kujdesshëm në rastin kur dikush ofrohet të ruajë faqen tuaj të konfirmimit dhe numrin tuaj të konfirmimit. Ju gjithashtu duhet të keni akses tek posta elektronike që keni vendosur tek regjistrimi juaj në E-DV. Lexoni Pyetje të Shtruara Shpesh për më shumë informacion rreth mashtrimeve të Vizave të Shumëllojshmërisë.

Pasi të keni dorëzuar elektronikisht regjistrimin e plotë, do t’ju shaqet një faqe konfirmimi, e cila përmban emrin tuaj dhe numrin unik të konfirmimit. Printojeni këtë faqe dhe ruajeni. Duke filluar nga 5 maji 2015, ju do të mund të kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj në faqen zyrtare www.dvlottery.state.gov, duke klikuar mbi Kontrollin e Statusit të të Regjistuarit dhe duke futur numrin unik të konfirmimit dhe informacionin personal. Kontrolli i Statusit të të Regjistuarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV-2016, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni më tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi. Lexoni Pyetje të Shtruara Shpesh për më tepër informacion mbi procesin e përzgjedhjes.

Ju duhet të paraqisni informacionin e mëposhtëm për të plotësuar regjistrimin tuaj E-DV:

1. Emrin – mbiemrin, emrin, emrin e mesit – ekzaktësisht siç shkruhet në pasaportë. Mos vendosni emrin e babait si emër mesi, por vendosni N/A.

2. Datën e lindjes – ditë, muaj, vit.

3. Gjininë – mashkull ose femër.

4. Qytetin e lindjes.

5. Shtetin e lindjes – Përdorni emrin me të cilin njihet aktualisht shteti ku keni lindur.

6. Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë – Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë nuk lidhet me vendin ku jetoni. Nëse keni lindur në një vend jo të kualifikueshëm për Programin e Lotarisë, lutemi rishikoni Pyetje të Shtruara Shpesh për të parë nëse ka mënyrë tjetër që mund t’ju bëjë të kualifikueshëm.

7. Fotografitë e të regjistruarve – Fotografi personale tuajën të kohëve të fundit, të bashkëshortit/es dhe të të gjithë fëmijëve të përfshirë në regjistrim. Shikoni Dorëzimi i Fotografisë Dixhitale për specifikime teknike dhe të kompozimit. Nuk është e nevojshme të përfshini një foto të bashkëshortes/it dhe fëmijëve tashmë qytetarë amerikanë ose Residentë të përhershëm ligjorë, por në rast se i përfshini nuk do të ketë pasoja në aplikimin tuaj për vizë shumëllojshmërie.
Fotografitë në grup nuk do të pranohen; duhet të paraqisni nga një fotografi për çdo individ. Regjistrimi juaj mund të skualifikohet ose viza juaj të refuzohet nëse fotografitë tuaja nuk janë të kohëve të fundit, janë të manipuluara në një formë apo në tjetrën, ose nuk respektojnë specifikimet e mëposhtme. Shikoni Dorëzimi i Fotografisë Dixhitale për më shumë informacion.
Per te regjistruar fotografine lexoni kete artikur ku shpjegohen parametrat e fotografise KLIKO KETU

8. Adresa postare – Në emër të
Adresa Rreshti 1
Adresa Rreshti 2
Qyteti
Rrethi
Kodi Postar
Shteti

9. Shteti ku jetoni aktualisht.

10. Numri i telefonit (jo i detyruar).

11. Adresë E-maili – Një adresë poste elektronike në të cilën ju keni akses të drejtpërdrejtë. Nëse aplikimi juaj përzgjidhet dhe ju i përgjigjeni njoftimit të përzgjedhjes tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarit, ju do të merrni e-maile të tjera komunikuese nga Departamenti i Shtetit duke ju njoftuar që informacion me detaje i intervistës për vizën emigruese është vendosur në Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve. Departamenti i Shtetit kurrë nuk do t’ ju dërgojë një e-mail duke ju thënë se ju jeni përzgjedhur për programin e DV-së. Shikoni Pyetjet të Shtruara Shpesh për më shumë informacion në lidhje me procesin e përzgjedhjes.

12. Niveli më i lartë i arsimimit që ju keni arritur, deri më sot: (1) vetëm Shkollë fillore, (2) disa vite shkollë të mesme, pa diplomë (3) Diploma e shkollës së mesme, (4) Shkollë profesionale, (5) Disa kurse universiteti, (6) Diplomë universitare, (7) Disa nivele të kurseve pasuniversitare, (8) Master, (9) Disa Kurse të doktoraturës, dhe (10) doktoraturë. Shih Pyetje të Bëra Shpesh për më shumë Informacion në lidhje me kërkesat arsimore.

13. Statusi aktual martesor – I Pamartuar, i martuar, i divorcuar, i ve, ose i ndarë ligjërisht. Vendosni emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, shtetin e lindjes së bashkëshortit/es tuaj, dhe një fotografi të bashkëshortit tuaj që plotëson specifikimet teknike të njëjta si fotoja juaj.
Mosvendosja e bashkëshortit/es tuaj në regjistrimin për lotarinë do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë. Ju duhet të përfshini në regjstrimin tuaj bashkëshortin/en tuaj edhe në qoftë se keni ndërmend të divorcoheni përpara se të aplikoni për një vizë. Një bashkëshort i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk do të kërkojë dhe as nuk do t’i lëshohet një vizë DV, edhe pse ju nuk do të penalizoheni në qoftë se ju i përfshini në formularin tuaj të aplikimit. Shih Pyetje të Bëra Shpesh për më shumë informacion në lidhje me anëtarët e familjes.

14. Numri i fëmijëve – Renditni Emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, dhe shtetin e lindjes për të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në momentin e regjistrimit elektronik, pavarësisht nëse jetojnë apo jo me ju, apo s’kanë ndërmend t’ju shoqërojnë ose ndjekin për t’u bashkuar me ju të emigroni në Shtetet e Bashkuara. Dërgoni fotografi individuale të secilit prej fëmijëve tuaj duke përdorur specifikimet teknike të njëjta si fotografia juaj.
Sigurohuni që të përfshini:
– të gjithë fëmijët biologjikë;
– të gjithë fëmijët ligjërisht të birësuar nga ju; dhe,
– të gjithë fëmijët nga martesat e mëparshme që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç në datën e aplikimit tuaj elektronik, madje edhe në qoftë se ju nuk jeni më të martuar ligjërisht me prindin e fëmijës, dhe madje edhe në qoftë se fëmija aktualisht nuk banon me ju dhe/ose nuk do të emigrojë me ju.

Fëmijët e martuar dhe fëmijët mbi moshën 21 vjeç nuk janë të pranueshëm për DV. Megjithatë, në rrethana të caktuara Akti i Mbrojtjes të Stausit të Fëmijëve i mbron fëmijët nga “përjashtimi për shkak të moshës”. Nëse aplikimi juaj i DV është bërë para se fëmija juaj i pamartuar të kishte mbushur 21 vjeç, dhe fëmija mbush 21 para lëshimit të vizës, ai/ajo mund të trajtohet sikur ai/ajo të ishte nën 21 për qëllimin e shqyrtimit të vizës.

Një fëmijë i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk ka nevojë për një vizë diversiteti, dhe ju nuk do të penalizoheni për mospërfshirjen e anëtarëve të tillë të familjes në aplikimin tuaj.

Mospërfshirja në regjistrimin për lotarinë i të gjithë fëmijëve të cilët kanë të drejtë do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë. Shih Pyetje të Bëra Shpesh për më shumë informacion në lidhje me anëtarët e familjes.
Shih Pyetje të Bëra Shpesh për më shumë informacion në lidhje me Përfundimin e Aplikimit tuaj Elektronik për Programin DV-2016.

4 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here