Home Ushqim Lista e birrave me substanca kancerogjene

Lista e birrave me substanca kancerogjene

1135
1

hith-london-beer-flood-iStock_000024885749Large-EEdhe birra mund të shkaktojë sëmundje kanceroze. Markat më të njohura të birrës gjermane rezultojnë me një lëndë të rrezikshme për jetën e njeriut që shkakton pikërisht këtë sëmundje.

ANSA raportoi se zbulimin e bën analiza e Institutit për Ambientin në Monako, e cila deklaron se është zbuluar “glyphosate herbicid” në 14 marka të njohura të birrës në Gjermani dhe ato janë: Beck’s, Paulaner, Warsteiner, Krombacher, Oettinger, Bitburger, Veltins, Hasseroeder, Radeberger, Erdinger, Augustiner, Franziskaner, König Pilsener e Jever.

Nivelet e regjistruara janë midis 0,46 e 29,74 mikrogramë për litër dhe në disa raste më ekstreme, 300 herë më shumë se 0,1 mikrogramë që është edhe limiti i lejuar nga ligji për ujin dhe lëngun e pijshëm. Sipas ANSA, organizata ndërkombëtare IARC (International Agency for Research on Cancer) e ka klasifikuar “glyphosate herbicid” në Mars 2015 si lëndë toksike dhe kancerogjene për njeriun. Sophia Guttenberger, e Institutit të Ambientit në Monaco, e cila ka konkluduar kërkimin shkencor, deklaroi se kjo “substancë që mund të jetë kancerogjene, nuk humb as në birrë dhe as në trupin e njeriut”.

Unioni i Kultivuesve Gjermanë (DBV) thotë nga ana tjetër se fajin për praninë e “glyphosate herbicid” mund të vijë nga elbi i importuar. “Në Gjermani ne kemi zbatim strikt të rregullave në kultivimin e elbit”, tha një zëdhënës i DBV në Berlin. Ai ka shtuar se është bindëse që gjurmë të “glyphosate” janë gjetur në birrat e prodhuara nga elbi i importuar. Edhe organizata tjetër OMS, në vitin 2015 e kishte klafisikuar “glyphosate” si lëndë kancerogjene për njerëzit, duke theksuar se sa i përket dëmit që shkakton, nuk ekzistojnë nivele të pranueshme.

Nisur nga këto evidenca të organizatave ndërkombëtare, përdorimi i “glyphosate” është ndaluar në disa vende, si El Salvador, Sri Lanka dhe Bermuda. Vendimi erdhi pasi mbërritën rezultatet e disa testeve shkencore të kryera së fundi. Lajmi që ka marrë vëmendje të gjerë në mediat gjermane dhe ato italiane e më gjerë, konsiderohet shokues jo vetëm për prodhuesit e birrave më të famshme gjermane, por edhe për tërë Gjermaninë. Këto marka birrash kanë import të gjerë në Evropë dhe jashtë saj. Ato janë prezentë gjerësisht në treg gjithashtu edhe në Shqipëri dhe trojet e tjera shqiptare përtej kufirit.

1 COMMENT

  1. Nga cili vend e importojne elbin gjermanet se mund te jete e vertete kjo qe thote perfaqesuesi i Unionit te kultivuesve gjermane, por meqe nuk permendet shteti,mos valle kemi te bejme me shprehjen: ujku, ujku, po cakalli ben kerdine

Leave a Reply to Mendja Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here