Home Aktualitet Lirohet ne apel italiani i akuzuar per korrupsion me tenderat e KE

Lirohet ne apel italiani i akuzuar per korrupsion me tenderat e KE

585
0

TIRANE – Gjykata e Apelit të kryeqytetit liroi nga paraburgimi biznesmenin italian, Italo Gigante dhe njëkohësisht rrëzoi ekstradimin e tij drejt Belgjikës. Vendimi ndaj biznesmenit të akuzuar nga drejtësia belge për përfshirje në procedurat për rindërtimin dhe marrjen me qira të selisë së Komisionit së Europës në lagjen “Laprakë” të kryeqytetit u dha pak ditë më parë nga një treshe gjykuese e Apelit. Burime pranë gjykatës konfirmuan se togat e zeza të kësaj gjykatë pranuan kërkesën e biznesmenit për shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj tij. Po sipas burimeve, bëhet e ditur se kërkesa e prokurorisë për ekstradimin e tij drejt Belgjikës është refuzuar nga gjykata me pretendimin se kërkesa dhe materialet nuk janë sjellë në formën e duhur ligjore. Biznesmeni Gigante u arrestua fillimisht në Tiranë në 14 korrik. Tre vjet më parë ai nuk u arrestua, në një kohë që tre bashkëkombës të tij, ish-zyrtarë të KE-së, u arrestuan në Belgjikë për abuzime me tenderë të BE-së. Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës caktoi për të masën “arrest me burg” me afat 30 ditë. Në ditët e fundit të korrikut Apeli i Tiranës vendosi ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij nga “burgu” në “arrest shtëpiak” me afat 40 ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here