Home Teknologji Liqeni Artificial, rezervim online per fushat

Liqeni Artificial, rezervim online per fushat

882
0

1488447081rezervimiFushat sportive te Liqeni Artificial mund të prenotohen online. Bashkia e Tiranës ka publikuar opsionin për të prenotuar fushat sportive, të cilat u hapën pak ditë më parë.

Mjafton të futesh në portalin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për të rezervuar fushën, datën dhe orarin.

Ky është një shërbim që ofrohet pa pagesë, ndërsa prenotimi kërkon thjesht të dhënat kryesore të personit dhe numrin e kartës së identitetit.

Në varësi të terreneve sportive, më portalin e APR është e pasqyruar edhe rregullorja e fushës.

Shërbimi online thjeshtëzon procedurën dhe konfirmon kompleksin e ri multisportiv si një alternativë argëtimi pa asnjë kosto.

Fushat sportive janë funksionale nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 00:00 të natës, me ndriçim dhe ujitje, si dhe do të mirëmbahen nga APR.

Fusha me bar është përcaktuar për futboll dhe regbi, ndërsa dy të tjerat me tartan për basketboll, volejboll, kalçeto. Ndërkohë, tre tribunat ofrojnë 600 vende ulëse për publikun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here