Home Ekonomi Ligji i ri për sigurimet shëndetësore, Vasili: Më shumë transparencë

Ligji i ri për sigurimet shëndetësore, Vasili: Më shumë transparencë

694
0

Ligji i ri për sigurimet shëndetësore që ka marrë miratimin e Këshillit të Ministrave do të sigurojë më shumë transparence dhe autonomi në menaxhimin e punës në institucionet shëndetësore. Kreu i shëndetësisë Petrit Vasili u shpreh se ky është një nga ligjet më të mira të sistemit shëndetësor që përafrohet me standardet europiane.

“Me miratimin e këtij ligji Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Shqipërisë shndërrohet në Fondin e sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Shqipërisë duke krijuar të gjithë elementët e një transparence të plotë ndërmjet qytetarit dhe sistemit” tha Vasili.

Ministri i Shendetsise u shpreh se zbatimi i ligjit per sigurimet shendetësore do te krijojë per here te pare nje rregjister kombëtar të kontribuesve që paguajnë për shërbimet shëndetësore, nderkohë që do t’i japë fund pagesave nën dorë.

“Ligji gjithashtu ligjëron edhe bashkëpjesmarrjen në pagesa duke garantuar në këtë mënyrë transparencë të plotë lidhur me çdo lloj pagese që bëhet në sistem” tha Vasili.

Nëpërmjet Sigurimit Shëndetësor mund të perfitoni sherbim shëndetësor falas tek mjeku i familjes, barna nga lista e rimbursueshme qe jane falas per femijet 0-12 muajsh, invalidet, pensionistët, të verberit dhe jetimët. Barna me rimbursim të pjesshëm për të gjitha kategoritë e tjera të popullsisë, në përqindje të ndryshme, por jo më pak se 50%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here