Home Ekonomi Ligji i ri, hiqet tatimi për pagat 30 mijë lekë

Ligji i ri, hiqet tatimi për pagat 30 mijë lekë

688
0

mbledhja-e-QeverisëZbardhet projekti i qeverisë për heqjen e tatimit 10 për qind mbi pagat. Përfitojnë 158 mijë të punësuar.

Hiqet tatimi 10 për qind mbi pagën. Shtesa mesatare 1200 lekë në muaj.

Qeveria do të rrisë me 20 mijë lekë limitin e aplikimit të tatimit mbi pagën. Gazeta boton sot projektvendimin, i cili do të çojë në 30 mijë lekë pagën që përjashtohet nga pagesa e tatimit 10 për qind. Sipas relacionit nga vendimi i ri, pritet të përfitojnë rreth 158 mijë të punësuar në sektorin privat dhe shtetëror. Kostoja financiare llogaritet në rreth 2.2 miliardë lekë, ose rreth 22 milionë USD në vit. Po kaq pritet të jetë dhe shtesa në pagë e përfituesve, të cilët me një llogari të thjeshtë, do të kenë një rrogë prej 1200 lekësh në muaj. Ky është ndryshimi i parë i skemës së tatimit mbi të ardhurat, që nga viti 2007 kur nisi aplikimi i taksës së sheshtë.
NDRYSHIMI
Ligji ekzistues parashikon që të ardhurat nga pagat nga 0 deri në 10 mijë lekë nuk janë të tatueshme për efekt tatimi mbi të ardhurat personale, ndërsa të ardhurat nga 10.001 deri 30 mijë lekë tatohen 10% të shumës mbi 10.000 lekë. Të ardhurat nga 30.001 e më tepër tatohen 10% të shumës mbi zero lekë. Për ta bërë më të thjeshtë, një person me pagë 30 mijë lekë, sot paguan tatim vetëm 2 mijë lekë. Nga paga e tij përjashtohet nga tatimi 10%, pjesa prej 10 mijë lekësh, dhe tatohet me 10% pjesa prej 20 mijë lekësh. Pra, paguan 20 mijë lekë tatim mbi pagën. Ndërsa një person që e ka pagën 50 mijë lekë paguan 5 mijë lekë tatim. Pasi paga e çdo personi që kalon 30 mijë lekë në muaj nuk përfiton nga përjashtimi i pataksueshëm prej 10 mijë lekësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here