Home Sociale Ligji i ri antiduhan, 5 mije leke kush kapet duke pire ne...

Ligji i ri antiduhan, 5 mije leke kush kapet duke pire ne ambjente publike

912
0

ndalohet_duhaniMasa më të ashpra për të gjithë duhanpirësit, parashikohet në ndryshimet që do t’i bëhen ligjit, i cili kufizon konsumimin e duhanit në të gjitha ambientet publike. Nëse deri më tani parashikohej që të gjobitej vetëm biznesi, me ndryshimet e propozuara është parashikuar që edhe duhanpirësi të marrë një gjobë prej 5 mijë lekësh të reja. Ndërkohë që numri i inspektorëve që do të përfshihen në këtë kontroll do të jetë shumë herë më i lartë se ai i parashikuar në ligjin e kaluar.

NDRYSHIMET
Duhanpirësit tani do të mendohen dy herë kur të tymosin, pasi propozimet për ndryshimet në ligj që pritet t’i dërgohen Parlamentit, parashikojnë gjoba të rënda jo vetëm për pronarët e ambienteve publike, për administratorët e tyre, por edhe vetë individin duhanpirës që kapet me duhan. Mbledhja e komitetit me përfaqësues nga 5 ministri dhe institucione të tjera, mbajtur këtë të hënë në Ministrinë e Shëndetësisë kë parashikuar një sërë ndryshimesh në gjoba. “Kështu për pronarin e mjedisit publik të mbyllur gjoba do të jetë 300 000 lekë.

Për administratorin gjoba është parashikuar të jetë 50 000 lekë, po aq sa edhe ka qenë. Risi në këto ndryshime janë edhe gjoba për individin duhanpirës të cila do të jetë 5 mijë lekë”, thuhet në ndryshimet që do të pësojë ligji. Sipas specialistëve, tashmë në ligjin e ri do të përfshihen një sërë inspektoratesh të cilat do të merren me inspektimin e ambienteve publike. “Nëse në ligjin ekzistues u krijua përshtypja e gabuar se barrën e zbatueshmërisë së tij e kishte vetëm Inspektorati Sanitar, pavarësisht detyrimeve që kishte Policia Bashkiake dhe organet tatimore e doganore. Propozimet e reja këtë barrë e kanë shpërndarë tani tek të gjitha inspektoratet. Kështu çdo inspektor i punës, i bashkisë, i komunës, i zjarrfikësve i policisë së shtetit dhe i autoritetit të ushqimit ka të drejtë të vendosë gjobë për duhanin”, pohojnë specialistët.

PERSONAT PUBLIKE
Por amendimi që pritet ta hapë një debat të fortë publik sipas parashikimeve të specialistëve në ditët në vazhdim është penalizmi që parashikohet për personat me funksione publike. Dhe kjo parashikohet edhe në relacionin e hartuar nga institucionet të cilët janë edhe nismëtarë të ndryshimit të ligjit. “Propozohet që gjoba për individët duhanpirës në mjedise publike të mbyllura të cilat janë persona me funksione publike dhe persona me ndikim publik, të jetë më e lartë se individët e tjerë. Qëllimi është dhënia e masazhit që në zbatimin e këtij ligji nuk do të ketë “privilegjim të disa kategorive të shoqërisë dhe masa për kundravajtjen adminsitrative të duhanpirjes në ambiente publike është proporcionale me ndikimin publik” thuhet në propozimet e bëra nga grupi i punës për ndryshimin e ligjit.

Po kështu një pjesë e ndryshimeve është edhe ajo e spoteve publicitare ku është parashikuar që ato të jenë më të shumta në ekrane televizive, mesatarisht deri në 90 minuta në një muaj. Por, në mbledhjen e parë të bërë nga grupi i punës është bërë edhe një rezyme e ligjit aktual 9636 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, ku ka rezultuar se një pjesë e mirë e tij nuk është zbatuar sa duhet. Kështu, ndalimi i shitjes për personat nën 18 vjeç nuk është zbatuar. Sa i përket ndalimit të reklamimit, promovimit apo sponsorizimit të produkteve të duhanit është zbatuar në ligjin aktual.

Sa i përket zbatimit të pjesshëm të ligjit kundër duhanit kjo ka rezultuar në ndalimin e shitjes së duhanit në institucionet shëndetësore, arsimore shitës ambulantë et, Po kështu edhe në institucionet e punës dhe ato shëndetësore rezulton se ky ligj për vendosje të gjobave nuk është zbatuar. Duke pasur gjithë këto problematika dhe që aktualisht ky ligj është lënë në heshtje, Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë vendimin për ta ndryshuar atë duke forcuar masat.

KONTROLLET

Ligji i ri, si do të ndahet puna mes inspektorateve
Në amendimet që po i bëhen ligjit 9636 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” janë parashikuar edhe detyrat që do të ketë çdo inspektoratit dhe cilat institucione apo biznese do të kontrollojë. Kështu, ndalimi i pirjes së duhanit në mjediset e punës do të kryhet nga inspektorati i punës, ai i shëndetësisë dhe inspektorati i sigurisë ndaj zjarrit. Ndalimi i pirjes së duhanit në institucionet shëndetësore, me përja ëndetit mendor (vetëm për pacientët) do të kryhet nga inspektorati sanitar. Ndalimi i pirjes së duhanit në institucionet arsimore përfshirë edhe çerdhet do të kryhet nga inspektorati në fushën e arsimit si dhe ai sanitar. Një tjetër, mjedis i kontrollueshëm është përcaktuar edhe transporti publik përfshirë edhe taksitë dhe ky kontroll do të kryhet nga policia e shtetit dhe policia bashkiake apo ajo komunare. Në mjediset publike siç janë baret, qendrat tregtare, restorante, diskoteka dhe klubet e natës është një numër më i madh institucionesh të cilat do të përfshihen. Këtu do të përfshihet inspektorati i punës, sanitar, dhe AKU. Një tjetër mjedis është ai i ambienteve sportive dhe kulturore të cilat do të kontrollohen nga inspektorati sanitary si dhe inspektori i policisë së zonës

ANTIDUHANI

Ligji që ndryshoi 2 herë në 7 vjet
Ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, ka ndryshuar dy herë. Propozimet e bëra së fundmi nga grupi i punës priten të jenë ndryshimet e treta në këtë ligj. Ky ndryshim duket se ka ardhur për shkak të dështimit të këtij ligji qysh në fillimet e para dhe kjo u tregua fare mirë, pasi vetëm 3 muaj pas hyrjes në fuqi të tij u bë ndryshimi i parë i cili parashikonte masa më të forta dhe përfshirje të një sërë aktorëve në këtë proces. Kjo për shkak se gjobat e vendosura nga inspektorati nuk u volën asnjë herë pasi nuk pati një bashkëpunim mes tatimeve dhe inspektoratit sanitar. Në ndryshimet e dyta u përcaktuan afate sa i takonte shlyerjes së gjobës, dhe në raste të vonesave do të aplikohej kamatëvonesë. Por edhe pse u vendosën këto kushte sërish ky ligj nuk u zbatua.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here